Lame dhe Majko takojnë banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

lame -majkoDrejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, dhe deputeti i PS-së i qarkut Tiranë, Pandeli Majko, u takuan dje me banorë të njësisë nr. 5 të Tiranës të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Një pjesë e banorëve i përkasin komunitetit rom. Problematika e tyre është shumë komplekse pasi banesat janë ndërtuar para vitit 1993 dhe nuk përfshihen në ligjin për legalizimet, ndërkohë që z. Lame premtoi se qeveria po punon për të gjetur një formulë kompensimi për prishjen e tyre.

“Unë ju kam takuar disa herë, ju kam thënë ngrini zërin.  Problematika juaj është e ngjashme me banorët që preken nga ndërtimi i rrugës transballkanike në Vlorë, u bënë disa vendime qeverie për ti zgjidhur. Të njëjtën skemë mendon qeveria të ndjekë edhe tek ky projekt, që do të thotë se familje që kanë ndërtime të vjetra me leje, që kanë pronë të ligjshme të regjistruar në hipotekë, hyjnë në vendimin e shpronësimit normalisht pa problem. Por kadegoria tjetër janë ato ndërtime pa leje që kanë aplikuar për legalizim, një pjesë as nuk kanë aplikuar madje, dhe për këtë kadegori po punohet për të gjetur një zgjidhje”, tha  ndër të tjera Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame banorëve.

Zgjidhja e problematikës që prek këto familje nga ndërtimi i Unazës se Madhe ka disa vite që zvarritet. Këto ndërtime ndahen në dy kadegori; për objektet e ndërtuara para vitit 1991, të cilat janë ndërtuar me leje, por që nuk janë pajisur ende me dokument pronësie do të përfshihen ne VKM e shpronësimit pasi të kenë siguruar certifikatën e pronësisë dhe të regjistrohen në hipotekë. Për ndërtimet që rezultojnë si subjekte vetedeklarues, ose jo, për legalizim, do të merren masa për sigurimin nga EKB të qerasë për çdo objekt të kësaj kategorie, për një periudhe 2 vjeçare.