Legalizohen Kullat Hawai, ALUIZNI shpërndan 600 leje

1669739_1606900056193178_1032761903808925542_o

 

ALUIZNI shpërndau sot 600 leje legalizimi falas në “Don Bosko”, leje që u përkasin banorëve të Kullave Hawai. Në ceremoninë e dorëzimit të titujve të pronësisë tek banorët ishte i pranishem Kryeministri z.Edi Rama, Ministja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame dhe deputete te PS-se. Kryeministri tha se këta banorë kanë pritur mbi 20 vite për këtë ditë dhe që sot shtëpitë e tyre janë gati për hipotekim. Gjatë fjalës së tij Kreu i ALUIZNI-t, Lame tha se çështja e legalizimit të Kullave Hawai është një nga më problematiket dhe me mungesa të mëdha në dokumentacion, por pas një pune disa mujore, ky problem është futur në rrugën e zgjidhjes. “Është një rast që është kthyer si një simbol për shkak të kompleksitetit dhe problematikat që ishin lënë pas dore, na u desh ta bënim disa akte ligjore e nënligjroe për ta futur në rrugën e zgjidhjes. Të gjithë banorët kishin lidhur kontrata, por shumica me mangësi të mëdha, disa i kishin shitur të tretëve. Ishte një kaos i vërtetë dokumentacioni dhe u desh shumë punë për ta zgjidhur. Mund të them se sot ky proces është zgjidhur me sukses dhe për këtë unë falënderoj ministren Gjermeni që u mor me kombinimin e procesit midis institucioneve, drejtorin e Intitutit të Ndërtimit që plotësoi projektet e objekteve, pasi skishte as projekte në shumicëne rasteve, dhe dy drejtoreshat e ALUIZNI-t që kanë punuar për ta zgjidhur këtë çështje. Përtej kullave Haëai janë edhe mbi 200 pallate të tjera që janë në proces dhe sot donim të tërhiqnim vëmendjen e qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij procesi”, tha Lame ndër të tjera.  Sot u bë i mundur legalizimi për Kullat 4 dhe 5 në Don Bosko dhe për Kullat 1,2,3,4 në Laprakë, ndërsa janë në proces kullat e tjera.