Leje Legalizimi në Kamëz

Ditën e mërkurë, dt. 16 Dhjetor, u zhvillua një aktivitet me banorët e Kamzës për të vijuar me procesin e dhënies së lejeve të legalizimit falas. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Z. Artan Lame dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tiranë 5 Z. Paulin Rajta.

12362888_10153369308846523_7156536691445083895_o

12377715_10153369305311523_6222318857894370008_o

858166_702335456569686_7726005009293726410_o

12366122_702335399903025_649548738888561722_o

 

Më poshtë fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t Z.Artan Lame:

Kamza është zona më e vjetër dhe zona me e madhe informale e vendit. Është e kotë ti bëj unë historikun kësaj zone ku zona informale e Kamzës fillon me demokracinë, fillon që me vitin 1991. Kjo zonë mbart gjithë problematikat që mbartin të gjitha zonat e tjera informale të vendit. Sot Bashkia e re Kamzës përmbledh brenda saj edhe Paskuqanin që e zmadhon më shumë si sipërfaqe dhe si problematik. Në këtë kuadër ne menduam që pas zgjedhjeve vendore të fundit ta ndryshonim formën e organizimit të drejtorisë së Tiranës, duke e ndarë ne një drejtori më vetë atë të Kamzës për shkak edhe të problematikës që kishte, edhe për të qenë më pranë qytetarëve në këtë zonë. Drejtor i kësaj zonë është Paulin Rajta një dibran i vjetër, banor i kësaj zone që vazhdon prej kohësh të ndjek problematikat e këtushme.
Do të doja të falenderoja të gjithë stafin tonë në Paskuqan dhe Kamëz edhe për faktin që ankesat më të pakta për problem korrupsioni, zvarritje, mitmarrje i kemi pasur në këto zona. Është meritë e këtyre djemve dhe vajzave të reja që me punën që kanë bërë shmangien e këtyre lloj problematikash.
Problematika, zoti Kryeminsitër ka shumë kjo zonë të trashëguara dhe të reja. Mjafton të them që për shkak të planit rregullues të miratuar nga bashkia Kamëz, e cila lë rreth 5 mijë familje të kësaj zone jashtë procesit të legalizimit.
Jam i bindur që këtu ka miq apo të afërm të atyre që e vuajnë këtë problematikë.
Problem më i vjetër është me hipotekën. Ne jemmi duke gjetur disa zgjidhje që thjestojnë procedurat për këtë gamë.
E fundit që do të thoja është përfshirja tek ligji për legalizimin e pagesës elektrike. Kur u bë ligji, unë vetë skam qenë optimist, por ka qenë këmbngulja e kryeministrit që vinim një element që e lidh qytetarin me detyrimet që ka ndaj shtetit e që ishte ajo e pagesës së dritave. Natyrisht fitoi version o tij. dhe nga kjo pikë që u vendos fituan qytetarët, sepse në këtë zonë do të fillojnë investimet nga OSSHE.