Lista me 589 emrat e qytetarëve të zonës së Ish-Kënetës, Durrës që kanë gati faturat

1514577_1581029828834099_524624658356351735_n

 

Zyra e ALUIZNI-t për Qarkun e Durrësit njofton qytetarët e poshtëshënuar që i përkasin zonës së ish- Kënetës në Durrës duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në qytetin e Durrësit për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. 

Bëjmë me dije të gjithë qytetarët mbi lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15/05/2014.Në bazë të këtij ligji ju do të përfitoni një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve. Në rast mosrespektimi të këtij afati, ju nuk do të keni më mundësinë të përfitoni zbritjen -20%, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.
Po kështu, ju bëjmë me dije se në zbatim të ligjit, ju gjithashtu do të përfitoni edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.
Jeni të lutur të paraqiteni pranë zyrave tona dhe të respektoni afatet.
Menjëherë pas likuidimit të faturës së parcelës ndërtimore nga ana Juaj, ALUIZNI- Durrës garanton pajisjen tuaj me leje legalizimi brenda ditës.
Duke besuar në një bashkëpunim të frytshëm me qytetarët e Qarkut Durrës, ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin Tuaj.
Në javët e ardhshme Drejtoria e ALUIZNI-t, Durrës do të nxjerrë listat e qytetarëve që duhet të paraqiten për të tërhequr faturën e parcelës ndërtimore në zonën e Spitallës (Lagjia Nr.15 Durrës) dhe atë të Shkozetit (Lagjia Nr.14 Durrës).
Flamur Gjuzi
Drejtor i ALUIZNI-t, Qarku Durrës

LISTA DURRESI-ZONA A