MBYLLET PROCESI I LEGALIZIMIT NË KOMUNËN CËRRAVË, SFIDA TEK PAJISJA ME CERTIFIKATË PRONËSIE PËR TOKAT BUKQËSORE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 27.11.2020

Procesi i legalizimit është drejt mbylljes, tani detyra e Kadastrës është të certifikoj tokat me marra me ligjin 7501. Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame mga qendra e Cërravës.
Së bashku me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen Eduard Shalsin dhe krytarin e Bashkisë Ilir Xhakolli ndanë lejet e fundit të legalizimit, duke mbyllur përfundimisht procesin e legalizimit në këtë komunë.

Lame tha se “tani që mbyllet procesi i legalizimit do të punohet për pajisjen e certifikatave të pronësisë të marra me ligjin 7501”. Dhe në avancim të këtij procesi, Lame kërkoi bashkëpunim me poseduesit e këtyre tokave të plotësojnë dokumntacionin e nevojshëm. “Pas 30 vjetëve tani do të pajiseni me certifikatë të tokës”, tha Lame.

Në të njëjtin sinkron ishte edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen Shalsi.

Ministri Shalsi tha: “Procesi i legalizimeve eci me një ritëm shumë të mirë. Edhe pse ne donim ta mbyllnim më shpejt, prap kemi ecur mirë. E filluam me një ndryshim të madh institucional dhe ju sot po korni frytet e një vizoni të ri që bashkoi legalizimet me Kadastrën”.