Ndahen leje legalizimi në Shkodër dhe Malësi të Madhe

Fjala e Drejtorit të ALUIZNI-t Z. Artan Lame:
Miqtë e mi jemi në Shkodër, një qytet që ka problematikë me legalizimet. Ne midis nesh i dimë shifrat, më tepër për t’ua thënë juve. Bashkia e re Shkodër ka plot 22 350 familje që presin legalizimit. Kur e shkelin ligjin një, dy e tre faji është i atyre që e shkelin, kur e shkelin 22 000 është faji i ligjit kështu që mos e konsideroni veten shkelës të ligjit. Në qoftë se ligji do ju kishte dhënë mundësinë se ku duhet dhe ku nuk duhet të ndërtoni atëherë ky problem nuk do të ekzistonte. Por të gjitha qeveritë për fat të keq e kanë lënë këtë problem zvarrë dhe ja ku gjendemi sot.
Përtej kësaj në këto vitë, legalizimet kanë filluar si legjendë.
 LEGAL

Në 2003 – 2004, në vitin 2005 u bë ligji i parë për legalizimin dhe erdhi qeveria tjetër që premtoi me besë e me burrni që do i bënte, kaluan 8 vjet e nuk i bëri. Në 8 vitet e qeverisjes së kaluar u bënë gjithsej 1385 legalizime, për të qenë më saktë me shifrat janë 1200 leje në Shkodër, 72 në Rrethina, 2 në Komunën Bërdicë dhe 1 vetëm në Komunën Gurizi. Ky qoftë si paska arritur ta bëjë, t’i japësh dorën se si ka arritur t’ua marri. Ky është rezultati i 8 viteve.
Gjithmon e kam pyetur veten se pse nuk u bënë legalizimet në këto vite, kur të them të drejtën shumica e kontigjentëve janë konsideruar si të djathtë, atëherë pse PD-ja nuk ua bëri në 8 vjet? E para nuk i bënë sepse po të mos shikonin xhepin nuk të pyeste njeri. Dhe e dyta, sepse PD-ja i ka parë këtë kontigjent si njerëz të vetët dhe për t’i mbajtur varur dhe do t’i kem pas vetes. Ne kuptuam që duke e bërë këtë gjë ky kontigjent fiton dinjitet, shkëputet nga kjo marrëzi dhe nuk është më sport çështja e legalizimeve. Çështja është që edhe ju të mërrni atë dokument dhe ne të vazhdojmë pastaj me hapin tjetër që është urbanizimi i këtyre zonave.
Mundohem t’ua shpjegoj këto gjëra dhe e bëj gjithmon në çdo vend që shkoj dhe ju që jeni këtu duhet të shkoni në shtëpi dhe t’u thoni të afërmve tuaj ndiqeni procedurën sepse është në të mirën e punës, sepse legalizimet nuk i bëjmë dot vetëm neve e as vetëm juve. Vetëm bashkarisht mund ta çojmë përpara këtë proces.
Probleme ka shumë. T’ju them vetëm disa:
Problemet e ndërtimeve pas vitit 2009, sepse është bërë një ndryshim në atë kohë në Kodin Penal që ndërtimet pas këtij viti i quan vepër penale. Kështu që këto ndërtime nuk përfshihen në procesin e legalizimeve. Javën e kaluar ishim në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dhe atë të Ligjeve ku u konsultuam dhe me deputetët që janë prezent këtu që dhanë kontributin e tyre, z.Shalsi dhe z.Kopliku. këtë të enjte kalon në seancë plenare ligji i ri që përfshin ndërtimet pa leje në vitet 2009 – 2014.
Problem tjetër ka të bëjë me Hipotekat që është një problem i trashëguar jo vetëm në shkodër por në gjithë Shqipërinë. Është vënë në rrugën e zgjidhjes, kërkon vetëm vullnet dhe bashkëpunim dhe është pikërisht ajo që po bëjmë në këtë periudhë.
Specifike për Shkodrën janë zonat e periferisë, mund të përmëndja zonën tek hekurudha, e cila tani është zonë informale por në planet rregulluese, që unë i quaj çrregulluese se vetëm çorientojnë njerëzit, ajo ende ka mbetur si një zonë ku nuk lejohen ndërtime. Zona të tilla ne duam t’i vëmë kufijtë e qartë midis asaj që ka sens për të mbetur si zonë industriale apo zona të tjera dhe asaj që duhet të shpallet zonë informale.
Problem i madh është bashkëpunimi i qeverisjes vendore. Nuk mund të funksionojë si një zyrë që nuk ja di për pushtetin vendor. Pushteti vendor sidomos kur merr urdhër politik nuk jep asnjë lloj informacioni dhe më problematikja është Bashkia Tiranë. Shpresoj që si për Tiranën dhe për Shkodrën që ky problem të zgjidhet dhe vërtet e ëndërroj ditën që të mund të trokasim në dyert e bashkive dhe të bisedojmë së bashku. Shpresoj që pas 21 qershorit me qeverisjen e re vendore ta zgjidhim bashkarisht.