Ndahet leja e 10. 000-të, tetraplegjikes i dorëzohet legalizimi falas

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t z. Artan Lame i shoqëruar nga Ministrja e Zhvillimit Urban zj. Eglantina Gjermeni dhe nga drejtori i ALUIZNI-t Durrës z. Flamur Gjuzi kanë qenë në shtëpinë  e Vasile Paluka, e cila ka statusin tetraplegjik, ku i dorëzuan lejen e legalizimit.

foto 1-1

Mes emocioneve zj. Paluka së bashku me vajzën e saj kanë falenderuar ekpin e ALUIZNI-t, të cilët në një kohë të shkurtër i kanë përgatitur lejen e legalizimit. “Nuk kam cfarë të them. Jam shumë e emocionuar. Që prej 2006 këtë process e ka ndjekur bashkëshorti im, i cili nuk arriti ta gëzojë dot. U bë për një kohë të shkurtër dhe pa paguar asnjë lek. Ju falenderoj shumë”, u shpreh zj. Paluka. Me dorëzimin e kësaj leje, ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni i premtoi se procesi i legalizimit i hap rrugë urbanizimit të ish-zonave informale.

Më pas të shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë z. Vangjush Dako dorëzuan lejën e 10 mijtë shtetasit Abedin Gjeneci.

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame u shpreh se nga procesi i legalizimit nuk do të përfitojë asnjë nga ata që nuk kanë bërë vetëdeklarimin e pronës informale. Për ndërtimet dhe shtesat e bëra në zonën arkeologjike “A” të Durrësit, që përfshin qendrën historike të qytetit, nuk do të ketë lëshime.  Kreu i Agjencisë së Durrësit, Flamur Gjuzi theksoi se, 500 objektet e ndërtuara në zonën A të qytetit, në zonën arkeologjike dhe ato të kërcënuara nga fenomeni i erozionit, nuk do të përfshihen në procesin e legalizimeve.

Gjatë 8-mujorit të parë të vitit, Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës, si rezultat i interesimit qytetar për pagesën e truallit ka arkëtuar 370 milion lekë në arkën e shtetit.