NJOFTIM! ALUIZNI- DURRËS

Qytetarët e poshtëshënuar duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t DURRËS për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Bëjmë me dije të gjithë qytetarët mbi lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15/05/2014.

Në bazë të këtij ligji ju do të përfitoni një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve.
Në rast mosrespektimi të këtij afati, ju nuk do të keni më mundësinë të përfitoni zbritjen -20%, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.
Po kështu, ju bëjmë me dije se në zbatim të ligjit, ju gjithashtu do të përfitoni edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.
Jeni të lutur të paraqiteni pranë zyrave tona dhe të respektoni afatet.
Menjëherë pas likujdimit të faturës së parcelës ndërtimore nga ana Juaj, ALUIZNI- Durrës garanton pajisjen tuaj me leje legalizimi brenda ditës.
Duke besuar në një bashkëpunim të frytshëm me qytetarët e Qarkut Durrës, ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin Tuaj.
FLAMUR GJUZI
DREJTOR I ALUIZNI QARKU DURRËS

Lista ALUIZNI Durrës