NJOFTIM! ALUIZNI ELBASAN
(Lista – Pjesa e dytë)
Qytetarët e poshtëshënuar duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t Elbasan, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
Bëjmë me dije se, në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014. të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit.
Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.
Gjithashtu, do të përfitoni edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.
Nëse poseduesit e ndërtimit pa leje, nuk e shlyejnë plotësishtë detyrimin financiar për parcelën ndërtimore, brenda 6 muajve, nga data e njoftimit, pasuria e paluajtshme, e juaja, e fituar në bazë të ligjit 9482, datë 03.04.2006, do të regjistrohet pranë ZVRPP-së, me barrë hipotekore, deri në shlyerjen e këtij detyrimi.
Lista emërore – pjesa e parë, prej 1025 emrash, është publikuar në Gazetën Panorama, e datës 13 Tetor 2014.
Jeni të lutur të paraqiteni pranë zyrave tona dhe të respektoni afatet e sipërpërmëndura.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!
Drejtori i Drejtorisë ALUIZNI-t Elbasan
Kastriot GURRA