AGJENCIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE
DREJTORIA TIRANË -4
MBI PARAQITJEN E KËRKESËS PËR KALIMIN E TË DREJTËS SË PRONËSISË , MBI TRUALLIN E NJËSISË SË NDËRTUAR, NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN.
Personat e stimuluar / subjektet e interesuar, të cilët kërkojnë kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin e njësisë së ndërtuar, në përputhje me ligjin nr.10186, datë 05.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, i ndryshuar, të paraqesin pranë Drejtorisë së ALUIZNI-t, Tirana (4), brenda 60 ditësh dokumentacionin e mëposhtëm:
A. Kur kërkesa bëhet nga Subjekti i Interesuar
- Kërkesën për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi truallin, të plotësuar sipas formularit tip të miratuar nga ministri përgjegjës;
- Kontratën e lidhur me personin e stimuluar për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtuar;
- Planimetrinë dhe sipërfaqen në m² të njësisë së ndërtuar;
- Dokumentet e pronësisë për njësinë e ndërtuar, nëse ka;
- Kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar.
B. Kur kërkesa bëhet nga Personi i Stimuluar
- Kërkesën për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, sipas formularit tip të miratuar nga ministri përgjegjës;
- Marrëveshjen e qirasë apo të zhvillimit, të lidhur ndërmjet personit të stimuluar dhe qiradhënësit, nëse është lidhur një marrëveshje e tillë;
- Lejen e ndërtimit dhe/ose lejen e sheshit të ndërtimit;
- Projektin arkitektonik të miratuar;
- Dokumentet e pronësisë për njësinë e ndërtuar, nëse ka;
- Kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar;
- Vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për detyrimet e marrëveshjes së qirasë, të llogaritura deri në momentin e zgjidhjes së marrëveshjeve.
- Vendimin e organeve kompetente për dhënien e titullit person i stimuluar, nëse nuk kanë lidhur marrveshje zhvillimi.
Tarifa e aplikimit është 2 500 lekë, pagesa mund të shlyhet pranë çdo banke të nivelit të dytë.
Adresa: Rr.”Dora D’Istria”, Tiranë