Njoftim paraqitje për plotësim dokumentacioni – Zonat e Stimuluara

DREJTORIA VENDORE E ASHK ZONAT E STIMULUARA

Dt. 04.09.2020

NJOFTIM

Në vijim të procedurave të kalimit të pronësisë së truallit, për objektet e regjistruara pa marrëdhënie me truallin si dhe objektet informale, që ndodhen në  zonat e stimuluara, Drejtoria Vendore e ASHK-së Zonat e Stimuluara, ju bën thirrje të gjithë subjekteve të interesuar të paraqiten pranë sporteleve të drejtorisë sonë brënda afateve të parashikuara në Kreun V , neni 49, pika 2  të ligjit nr. 20/2020  “Për përfundimin e procedurave kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” , të botuar në Fletoren Zyrate nr. 70 datë 22.04.2020 i cili ka hyrë në fuqi më datë 07.05.2020. Dokumentacioni i cili  duhet të depozitohet pranë drejtorisë sonë është si më poshtë:

  • Kontrata  porosie
  • Kontratë sipërmarrje
  • Kontratë premtim shitje apo kalimi pronësie
  • Kontratë shitje
  • Kontratë shkëmbimi apo dhurimi me të tretët

Në rast të mospërmbushjes së detyrimit për të dorëzuar dokumentacionin e sipërcituar, do të jeni subjekt i penaliteteve të parashikuara në nenin 51 të ligjit nr. 20/2020.

DREJTOR

INA PELESHKA