Drejtoria e Përgjithshme e ALUZINI-t ka zhvilluar dje dhe sot konkursin për 12 vende vakante me profesion; jurist, inxhinier ndërtimi, arkitekt, si dhe ekonomist për Qarkun e Tiranës. Nga 334 aplikantë që i janë drejtuar zyrës së Burimeve Njerëzore, në këtë konkurs janë paraqitur dje 122 të interesuar dhe sot 103, sipas ndarjes që është bërë në Faqen Zyrtare të ALUIZNI-t.
Komisioni i Vlerësimit ka dëgjuar të gjithë aplikuesit që kanë shprehur inters për t’u punësuar në ALUIZNI dhe në ditët në vijim do të bëjë publike edhe emrat e fituesve në portalin online https://www.ashk.gov.al/. Personave që iu ka përfunduar kontrata kanë qenë aplikuesit më të shpeshtë për të rifilluar punë pranë ALUIZNI-t dhe që do të merren në konsideratë, sipas vlerësimit që kanë pasur në detyrat që kanë ushtruar.
Pavarësisht se për momentin ka qenë një numër i kufizuar për punësim, ALUIZNI do të ketë në konsideratë të gjithë aplikantët që kanë shprehur interes për të punuar pranë ALUIZNI-t në vazhdim.
ALUIZNI për herë të parë ka zhvilluar konkurs të mirëfilltë për punësim në këtë institucion.