Per kalimin e procedurave të legalizimit në favor të poseduesve të njësive individuale – Zonat e Stimuluara

DREJTORIA VENDORE E ASHK ZONAT E STIMULUARA

Dt. 03.10.2019

SHPALLJE

PËR PROCEDURAT E LEGALIZIMIT TË PALLATIT (OBJEKTI ME SIPËRFAQE 188M2 SIPAS LEJES SË NDËRTIMIT) TË NDËRTUAR NGA SUBJEKTI NDËRTUES “HOXHA-XH” NË BAZË TË LEJES SË NDËRTIMIT TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR. II/6, DATË 16.06.2005 TË KRRT-së KOMUNA GOLEM, Në përmbushje të pikës 1, gërma b), pikës 3, si dhe pikës 6), të VKM-së, nr. 19, datë 11.01.2017, “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore dhe/ ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objektve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien”, procedura e legalizimit e objektit do të vijojë në favor të poseduesve të njësive individualeZotëruesit e njësive individuale sipas tabelës së më poshtme, jane të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë së ASHK-së Zonat e Stimuluara në adresën: Rr. “Skënder Kosturi”, Tiranë (Pranë tregut të fruta-perimeve).

Bashkëlidhur po ju vendosim në dispozicion shpalljen zyrtare dhe listen emërore.

DREJTOR

INA PELESHKA