Për kalimin e pronësisë mbi truallin – Zonat e Stimuluara

DREJTORIA VENDORE E ASHK ZONAT E STIMULUARA

Dt. 16.09.2019

SHPALLJE

Referuar Ligjit nr. 10186, datë 05.11.2019 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, i ndryshuar, Drejtoria vendore e ASHK ZONAT E STIMULUARA ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për t’u përcjellë pranë noterit publik për disa subjekte që kanë shlyer detyrimet përkatëse.
Sa më sipër, në funksion të lidhjes së kontratës për kalimin e pronësisë së truallit sipas nenit 10, pika 3 të ligjit të sipër përmendur dhe përfundimit të procedurave për legalizimin e njësive ndërtimore të parregjistruara ne regjistrin e pasurive të paluajtshme, njoftohen subjektet që gjejnë emrin në listën e mëposhtme të paraqiten pranë Drejtorisë së ASHK-së Zonat e Stimuluara në adresën: Rr. “Skënder Kosturi”, Tiranë (Pranë tregut të fruta-perimeve).

Bashkëlidhur po ju vendosim në dispozicion shpalljen zyrtare dhe listen emërore.

DREJTOR

INA PELESHKA