Dje, më datë 22.04.2014, u prezantuan ndryshimet ne ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Ndyshimet në ligj u prezantuan nga Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame. Opozita ka votuar kundër këtyre ndryshimeve, përvec deputetit të PDIU, i cili bashkoi votat me mazhorancën.