Raportimi në Komisionin Parlamentar

Drejtori i ALUIZNI-t Z. Artan Lame ka raportuar para anëtarëve të komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin mbi punën afro 1-vjeçare të këtij institucioni.

Për herë të parë, titullari i këtij institucioni i është përgjigjur ftesës se ligjvënësve për të raportuar mbi punën e kësaj Agjencie.

Z. Lame ka bërë një përmbledhje të situatës duke u ndalur në shifra konkrete për sa i përket matjeve në terren, lejeve të dhëna, numrin e vetdeklarimeve si dhe numrin e kalimeve të pronësisë dhe të kompensimeve të pronarëve.

Gjithashtu, bëri me dije, edhe njëherë, se afati i vetdeklarimeve përfundon më 31 dhjetor 2014. Sipas tij, nëse vetdeklarimi nuk bëhet brenda këtij afati, objekti i padeklaruar nuk mund të legalizohet.

 

Raporti i plotë mbi punën 1- vjeçare të ALUIZNI-t