Zyra – Shupenz

NJOFTIM PER SHPALLJE KONSULTIMI PUBLIK, ZK.3444 SHUPENZ, BASHKIA BULQIZË

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Zv.Ashk Bulqizë , Kadastra Shqiptare njofton:

Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 3444 fshati Shupenz, Bashkia Bulqizë, rezultojnë 793 pasuri të paluajtshme të përfshira në këtë zonë kadastrale.

Në zbatim të Urdhrit Nr.571 dt. 12.10.2020, të Drejtorit të drejtorisë vendore të ASHK-së Diber, prej datës 15.10.2020 ka filluar konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.3444 Shupenz. Konsultimi publik do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe do të përfundojë më dt 28.11.2020.

Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë, njësia administrative Shupenz, kati i dyte.

Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.

Për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve apo rezidentë jashtë kufijve të territorit Shqiptar, ASHK ka publikuar hartën kadastrale në linkun Konsultimi Pulik Online Shupenze ku mund të aksesohet dhe konsultohet ky informacion.

Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale online, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: KONSULTIM.PUBLIK@ashk.gov.al

Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokmentacionit original të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procdurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë Zv.Ashk Bulqizë .

Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.