JEPI VLERË PRONËS TËNDE, REGJISTROJE!
Regjistrim fillestar është procesi i cili konsiston ne regjistrimin për herë të parë të pasurise së paluajtshme ne regjistrin e te dhenave te pasurise sipas percaktimit ligjor te parashikuar ne ligjin 111/2018 ‘’Per kadastren’’ dhe neni 192 te Kodit Civil. Pra pasuria e paregjistruar me pare pas ketij regjistrimi ka nje në kartele pasurie ku pasqyrohen te gjithe te dhenat e pasurise, pra e drejta e pronesise dhe te drejtat reale te cilat lidhen me pronen dhe pasqyrimi i saj ne hartën kadastrale duke respektuar kufijte ligjore bazuar ne titullin e fitimit te pronesise.
PËRSE DUHET REGJISTRUAR PRONA?
- Që ajo te njihet zyrtarisht në cdo kohë dhe nga cdo institucion apo individ.
- Që ju të keni mundësi ta dispononi sipas dëshirës (shitje, shkëmbim, dhurim etj.).
- Që ju të jeni plotësisht i sigurt dhe i ligjshëm në zotërimin e saj brez pas brezi.
Prona e paregjistruar është pronë e “ngrirë”. Me të nuk mund të bëni asnjë veprim.
Duke e regjistruar, prona juaj behet “aktive”.
LISTA E AKTEVE TË PËRFITIMIT TË PRONËSISË SIPAS NENIT 193 TË KODIT CIVIL
- Kontratat për kalimin e pronësise së sendeve të paluajtshme dhe aktet për pjestimin vullnetar të tyre;
- Kontratat me të cilat krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme, të drejta uzufrukti, perdorimi e bujtjeje, emfiteoze e servituti e të drejta të tjera reale;
- Aktet me të cilat hiqët dorë nga të drejta pasurore.
- Vendimet e gjykatave me të cilat njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e trashëguar;
- Aktet me të cilat krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to;
- Vendimet e gjykatave ose organeve kompetente shtetërore që përkatësisht përmbajnë fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë paluajtshme, pjestimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqesor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose shitjen ne ankant te tyre.
* vërtetimi gjyqësor i faktit të pronësisë, pas datës 1.11.1994, nuk regjistrohet.

Për më shumë informacion lexoni në listën e pyetjeve më të shpeshta lidhur me regjistrimin fillestar!