Shpallje konkurimi për vende vakante

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ASHK

Dt. 18.09.2020

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante si më poshtë:

  • Përgjegjës Sektori (2) në profilin: ekonomi – financë. Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës ” Master Shkencor “, në Krujë (1), Lezhë (1).
  • Përgjegjës Sektori (1) në profilet: Gjeodezi; Topografi, Ing. Ndërtimi; Ing. Mjedis; Arkitekturë; Urbanistik;. Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës ” Master Shkencor “, në Lezhë (1).
  • Specialist (Arkiv / Protokolli) (2), profili: Arsim i lartë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor” në Gjirokastër (1), Lezhë (1).

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Për pozicionet “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
  • Për pozicionet “Përgjegjës Sektori”, duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor”, në profilin e kërkuar, (Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë) dhe, të kenë të paktën 2 (dy) vite punë në profesion.
  • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së ose në adresën elektronike të ASHK-së punesime@ashk.gov.al
**Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 25.09.2020.
Më poshtë gjeni të plotë shpalljen për konkurim: