Shpallje konkurimi për vende vakante

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ASHK

Dt. 16.11.2020

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante si më poshtë:

Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Durrës

  • Përgjegjës Sektori (1) në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Jurist; Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
  • Përgjegjës Sektori (1) në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
  • Specialist (2),  në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (1),  në profilin: Jurist; Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Dibër

  • Specialist (1),  në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Inxhinieri; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, jurist; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (2), në profilin: Jurist; Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”

Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Dibër

  • Specialist (1),  në profilin: Jurist; Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Për pozicionet “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
  • Për pozicionet “Përgjegjës Sektori”, duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor”, në profilin e kërkuar, (Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë) dhe, të kenë të paktën 2 (dy) vite punë në profesion.
  • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së ose në adresën elektronike të ASHK-së punesime@ashk.gov.al
**Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 25.11.2020.
Më poshtë gjeni të plotë shpalljen për konkurim: