Shpallje konkurimi për vende vakante

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ASHK

Dt. 19.02.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante si më poshtë:

  1. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Kavajë
  • Përgjegjës Sektori (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist, Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
  • Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë,  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (2), në profilin, jurist  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

2. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Elbasan

  • Specialist (1), në profilin:Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë, Kategoria:IV-b.  Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (1), në profilin: jurist  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

3. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Fier

  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë,  Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (1), në profilin:  Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

4. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Pogradec

  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (3), në profilet, jurist  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

5. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Sarandë

  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (1), në profilin: jurist  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

6. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Tepelenë

  • Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeologji, Gjeoinformatikë,  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë,  Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

7. Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Kukës

  • Specialist (3), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist,  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

8. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Malësi e Madhe

  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

9. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Tropojë:

  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë,  Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

10. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Bulqizë

  • Specialist (1) në  profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë,  Jurist; Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”

11. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Kolonjë:

  • Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

12. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Skrapar:

  • Specialist (1), në profilin: jurist  Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

    • Për pozicionet “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
    • Për pozicionet “Përgjegjës Sektori”, duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor”, në profilin e kërkuar, (Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë) dhe, të kenë të paktën 2 (dy) vite punë në profesion.
    • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
    • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
    • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
    Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
    1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
    2. Jetëshkrim (CV)
    3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
    4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
    5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
    6. Çertifikatë familjare
    7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
    8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),
    9. Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor).
    10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
    11. Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
    12. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
    13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

**Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 04.03.2021.