Takim mbi problematikën e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje

foto_takimi

 

Me iniciativën e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t është organizuar në datën 05.02.2014 një tryezë pune me temë “Problematika e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje”, me fokus në rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Të ftuar, ishin Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni, Zëvendës Ministri i Drejtësisë Z. Idlir Peçi, Kryeregjistruesi Z. Ilirian Muho, Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Znj. Sonila Qato, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit Znj. Adelina Greca, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Julinda Dhame, Prefekti i Qarkut Tiranë Z. Sadi Vorpsi, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Qarkut Tiranë, Bashkia Tiranë, Agjensia e Inventarizmit dhe Transferimit të Pronave Publike, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, si dhe Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë.

Tre institucionet  të përfshira në mënyrë direkte në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ALUIZNI, ZQRPP-ja dhe AKKP-ja shprehën vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin në nivel institucional e teknik, në funksion të një qëllimi të përbashkët siç është zgjidhja përfundimtare e problematikave respektive të pronësisë.

 

Fjala e plotë e z. Artan Lame në takim