Takim me banorët e Bovillës

ALUIZNI gjen zgjidhje për ish banorët e Bovillës.
Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame ka zhvilluar sot një takim me banorët e shpërngulur të Bovillës. Që prej 20 vitesh këta banore nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti duke qëndruar për gjithë këto vite pa një hipotekë të banesës së tyre të marrë nga shteti në kohën kur ky i fundit i shpërnguli për të ndërtuar Ujëmbledhësit.


Shumë VKM apo akte të asaj kohe gjetën pak ose aspak zbatim. Ndaj qeveria dhe Ddrejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t do i japin zgjidhje gati 400 familjeve për të hipotekuar banesën e tyre.
Lame tha se këtë procedurë do ta ndjekë vetë ALUIZNI. Do të jetë kjo agjenci, tha Lame që do të marrë përsipër pirvatizimin e banesave.
Drejtori Lame nënvizoi se cdo ndryshim që ka ndodhur me këto banesa ndër vite do të hipotekohen sic janë sot në gjendjen fizike. Gjithë ky proces do të bëhet falas dhe nuk do të ketë asnjë lloj pagesë.

Propozimi që ALUIZNI ofroi ishte:
Ndryshimi i dispozitës së nenit përkatës të ligjit 54/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 9232 datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”. Riformulimi i kësaj dispozite do të bëhet në atë mënyrë që të jetë e zbatueshme, duke angazhur Këshillin e Ministrave për zgjidhjen përfundimtare të cështjes me një akt nënligjor të posatshëm. Më pas Këshillli i Ministrave do të ngarkojë ALUIZNI-n që me anë të VKM-së të zgjidhë të gjitha problematikat që kanë ardhur si pasojë e tejzgjatjes në kohë të saj.