Drejtoria e Përgjithshme ka organizuar një takim me punonjësit e drejtorive të qarqeve, me rastin e 1 vjetorit të punës së tyre. Në këtë takim janë dhënë shifrat që janë arritur nga puna në terren, por edhe risitë e sjella në këtë institucion për të ardhur sa më afër qytetarit. Nën sloganin “ Legalizim Falas. Sot ALUIZNI shkon tek qytetari”, është bërë e mundur që një numër shumë i madh lejesh legalizimi janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Angazhimi i Kryeministrit Rama, i Ministres Gjermeni dhe i Drejtorit të Përgjithshëm Artan Lame, ka qenë se deri në fund të tre viteve do të dhjetëfishohet numri i lejeve që do të marrin qytetarët.
Fjala e plote e Drejtorit te Pergjithshem Artan Lame