Takim në Durrës, datë 06.04.2014

foto Maminas

Në vazhdën e fushatës për legalizimin e zonave dhe ndërtimeve informale, Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame, i shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe nga deputetët Esmeralda Shkjau dhe Blendi Klosi kanë qenë në zonën e Maminasit dhe të Kënetës për të dhënë lejet e legalizimit. Lejet e para i kanë përfituar qytetarët që vetëdeklarimin e kishin bërë në vitin 2005,2006 dhe që prej vitesh sorrollateshin zyrave të ALUIZNI-t. Drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi tha se i është dashur shumë kohë zyrës rajonale të ALUIZNI-t për të mbledhur të gjitha dokumentacionet e shpërndara nëpër komuna. Pas inventarizimit, tha ai, Drejtoria e ALUIZNI-t ka filluar nga procesi për dhënien e lejes së legalizimit.

 

Takimi i plotë në Maminas

 

Takimi i plotë në zonën e Kënetës