Takim në Kombinat me banorët e Njësisë numër 6

Fjala e Drejtorit te Pergjithshem Artan Lame gjate takimit me banoret e njesise vendore nr. 6.

Duhet të pajtohemi me faktin që qoftë se doni rend dhe qetësi duhet të pranoni që Ministri i Brendshëm mund të vijë dhe me vonesë në këto takime sepse ka në përgjegjësi të gjithë vendin, kështu që është gjë mëse normale kjo.

Sot jemi bashkarisht këtu për një gjë që e kemi nisur para disa muajsh për ta bërë po në këtë vend problematikën e legalizimeve, nuk e realizuam atëhere sepse e copëzuam punën me grupe të veçanta qytetarësh dhe sot menduam të bënim një grupim më të madh për të qenë më tepër bashkë me njeri tjetrin dhe për të dhënë realisht mesazhin që po duam të japim nëpërmjet këtyre aktiviteteve. Faktin që kjo qeverisje këtë çështje, çështjen e zonave informale, çështjen e legalizimit, çështjen e urbanizimit të zonave informale që vjen pas legalizimit, e ka seriozisht. Më tepër për juve sesa për të dy deputetët me të cilët unë e kam konsultuar herë pas here, mjafton të them që pardje pasdite ishim prap me Pandin bashkë me drejtoreshat për çështjet e legalizimit tek Njësia 5, dhe dje pasdite me gjithë problematikën e vet me Saimirin kemi folur për çështjen e legalizimit tek Njësia 6. Pra më tepër për ju se sa për ata do doja të jepja nja dy të dhëna për situatën në këto njësi vendore.

kombinatTë dyja këto Minibashki bashkë kanë 10 100 ndërtime pa leje. 10 100 ndërtime pa leje është vërtet një shifër e madhe që tregon një gjë shumë të thjeshtë, që problemi nuk është tek këta njerëz.

Kur ligjin e shkelin 5 veta, problemi është i atyre 5 vetave që kanë shkel , kur ligjin e shkelin 10 000 veta, problemi nuk është tek ata kështu që mos e konsideroni veten si shkelës të ligjit por si njerëz të cilët ligji dhe qeverisja vendore nuk ka qenë në gjëndje t’ju japë drejtim dhe orjentim për pronën tuaj.

Sidoqoftë tani jemi në këtë situatë. Kemi 10 000 ndërtime pa leje në këto dy Njësi Bashkiake në të cilat bashkarisht deri tani në 3300 prej tyre kanë shkuar në këtë një vit, kanë bërë matjet dhe kanë kontaktuar me qytetarët shtëpi më shtëpi ekipet e ALUIZNI-t. Do të thotë pak a shumë 1/3 së këtyre qytetarëve u kemi vajtur në shtëpi, kemi trokitur, kemi marr gjithë informacionin e duhur, u kemi kërkuar çfarë dokumentacioni duhet të plotësojnë në të ardhmen për të mbyllur dosjen e kështu me rradhë. Mbeten 2/3 e tjera të cilat janë në proces të vazhdimit të matjeve në terren.

Ajo që unë them gjithmon është të bëjmë durim, tani e kemi vënë situatën në kontroll, tani duhet vetëm durim, qetësi nga qytetarët dhe të presin ekipet tona, t’ju hapin derën, të plotësojnë një dokument kur ua kërkojnë. Sepse kini parasysh vetëm një gjë, leja e legalizimit nuk është thjesht një copë letër, është ndoshta dokumenti më i rëndësishëm nga pikëpamja ligjore që merrni për 20 – 30 vitet e ardhshme. Po nxjerrim letrat e kohës së Zogut e Turqisë për pronat, para 70 apo 100 vjetëve. Imagjinoni sa e rëndësishme është kjo letër që do ua lini fëmijëve tuaj. Kështu që ndonjëherë edhe një letër më shumë edhe dy ditë më shumë kur ju kërkohet sepse ajo letër që merrni në fund nuk ju hap sherre me vëllain, dajën apo me komshiun. T’i plotësojmë gjërat me qetësi dhe të vazhdojmë më tutje.

Në njësinë përgjithësisht është matur e gjithë zona e Komunës së Parisit, Selitës, E Tiranës së Re, tek Pallatet 1 Maji, tek Vasil Shanto e kështu me rradhë. Vazhdojmë me zonat e tjera dalëngadalë, jo me hapat e breshkës, por me qetësi të vazhdojmë edhe këto 2/3 e tjera që kanë mbetur pa u bërë matjet dhe plotësimi i dokumentacionit.

Problematika ka shumë, unë kam folur edhe me deputetët, ata vazhdimisht më kanë ndihmuar dhe më kanë kërkuar informacion për to. Janë problematika që kanë 20 vjet që janë mbledhur.

Ka problematika për objekte që janë ndërtuar pas vitit 2009 që ligji aktual nuk i përfshin në legalizim. Siç e dini, jam i bindur që edhe këtu do ketë banorë që kanë ndërtuar pas 2009-ës. Të enjten tjetër është e sigurt që do kalojë në Parlament ligji për përfshirjen në legalizim të objekteve të bdërtuara në vitet 2009 – 2014. Janë rreth 40 000 – 50 000 ndërtime në rang republike dhe rreth 6 000 ndërtime në këto dy njësi që sot janë varur, që nuk mund të përfshihen në proces dhe me miratimin e ligjit të ri përfshihen në procesin e legalizimit. Me gjithatë edhe për një javë ky qëndron si problem, pas një jave do jemi me një problem tjetër të zgjidhur.

Njësia bashkiake 5 dhe 6 kanë disa zona që përfshihen në studimet e bashkisë, janë rreth 150 ha në të dy këto zona, që përfshihen sipas të ashtuquajturës në studime të larta gjë që bllokon procesin e legalizimit. Gjë që do e zgjidhim së bashku me atë që do e drejtojë Bashkinë e Tiranës pas 21 qershorit, me Erion Veliajn. Që tani kemi rakorduar për në këto zona që nuk ka kuptim, të konsiderohen zona me studime të larta sepse tashmë janë zona të zëna, të ndryshohet Plani Rregullues i Tiranës. Për fat të keq deri tani ka munguar totalisht marrëveshja dhe kontakti me Bashkinë e Tiranës.

Unë kam thënë gjithmon që legalizimet nuk i bëjmë dot neve, por vetëm bashkarisht. Kur them bashkarisht, them dhe për gjërat dhe problematikat që kanë qytetarët, veçanërisht Njësia 6 i ka këto probleme, në zonat ish rurale shumë banorë nuk kanë regjistruar tokën, ata që kanë patur tokë bujqësore. Duhet të shkoni ta regjistroni, aplikoni për pronësinë e tokës që procesi i legalizmit të bëhet sa më i shpejtë, thuajini dhe miqve për tokën që e kanë të ndarë me 7501-shin sepse na ndihmon neve në për të vazhduar me procesin e legalizimit.

Problematika e fundit që dua ta mbyll është ajo me ZRPP-në. Hipoteka ka shumë probleme të trashëguar, mbivendosje, ngatërrim dhe mosregjistrim pronash e kështu me rradhë. Ndërkohë që ne jemi duke punuar dhe ne vazhdimisht bisedojmë me njëri tjetrin se si mund ta zgjidhim.

Problematika që sot na doli në Njësinë 6 nga një grup që erdhën sot në zyrat tona, është problematika e Kullave Hawai, problem i vënë në rrugën e zgjidhjes për pallate të abandonuara nga ndërtuesit. Një nga problemet më të komplikuara që arritëm ta zgjidhim, u deshën dy vendime qeverie për ta zgjidhur. Do bëjmë të njëjtën procedurë që bëmë tek Hawai, e vetmja gjë që kërkoj është qetësi dhe të presin një nga një, të plotësojnë dokumentat për të avancuar edhe më tej.

Mbyllja e kësaj është vetëm një fjalë: bashkëpunimi i institucioneve qoftë të shtetit dhe qeverisjes vendore. Deri tani, jo për politikë, por nuk kemi patur asnjë kontakt me qeverisjen vendore. Por do ta kemi bashkëpunimin padiskutim me Erionin pas 21 qershorit, gjë që do siguronte një hov totalisht tjetër për procesin e legalizimit.