Takim në qarkun e Lezhës, datë 30.03.2014

foto Lezhe 1

Më datë 30.03.2014, në bibliotekën e qytetit të Lezhës, është bërë ceremonia e ndarjes së lejeve të para të legalizimit nga qeveria Rama për këtë qark. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, deputeti i Lezhës Arben Noka si dhe kreu i ALUIZNI-t Lezhë Pashk Luka. Znj. Gjermeni si dhe z.Lame kanë shpjeguar ligjin e ri për legalizimin që pritet të kalojë në komisionet parlamentare. Ata kanë kërkuar nga shqiptarët besim tek reforma, e cila nuk është bërë asnjëherë në 15 vite proces. ALUIZNI Lezhë kishte përgatitur 12 dosjet e para, të cilat u shpërndanë nga të ftuarit. Qytetarët që sot arritën të merrnin dosjet për të cilat kishin paguar kohë më parë, kanë vlerësuar qeverinë Rama për premtimin e mbajtur në këtë proces.

 

 

Përmbajtja e plotë e takimit në Lezhë