Takim në qarkun e Shkodrës, datë 30.03.2014

foto Shkoder

Ministrja Eglantina Gjermeni, Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, së bashku me deputetin Namik Kopliku janë ndalur në qytetin e Shkodrës për të shpërndarë 50 leje legalizimi

të përgatitura nga drejtoria e ALUIZNI-t. Para se të thoshin fjalën e tyre për procesin e legalizimit, të shoqëruar nga drejtoresha Antonela Derza, kanë vizituar ambientet ku punon kjo administratë. Sipas Derzës janë rreth 24 mijë dosje që prej 2005-2013, ndërsa 2660 në vitin 2013. Duke qenë se komuna Koplik mbulohet nga stafi i ALUIZNI Shkodër do të shihet mundësia për të shtuar staf që të mbulojë vetëm atë zonë. Znj. Derza ka nënvizuar se do ti jepet përparësi legalizimeve të objekteve të kultit. “Ne si institucion i kemi dërguar një shkresë të gjithë institucioneve të komuniteteve fetare, ku i kemi kërkuar të vijnë të paraqiten e do të kenë përparësi në legalizimin e objekteve të tyre. Kanë ardhur, i mirëpresim e do të kenë përparësi për shpejtësinë e për legalizimin e objekteve të tyre” – tha Derza.

 

Përmbajtja e plotë e takimit në Shkodër