Takim në Vlorë, datë 12.04.2014

vlora

Në kuadër të fushatës së ndarjes së lejeve të legalizimit, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, është ndalur në qytetin bregdetar të Vlorës. Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, si dhe deputetë të zonës. Vendi  ku u organizua eventi ishte shkolla 9-vjeçare “4 Heronjtë”, zonë që edhe sipas z. Lame i përkiste një zone informale. Lame theksoi se në 8 vite në qarkun e Vlorës janë dhënë gjithsej 2700 leje legalizimi, dhe kryesisht në kundërshtim me ligjin. Drejtori i ALUIZNI-t Vlorë Edi Jorgji tha se ka pasur shumë vështirësi në mbledhjen e dokumentacionit, ndërsa prej më shumë se një muaj ka filluar të mbyllë dosjet që kishin vite që prisnin.

 

 

Fjala e plotë e z.Lame në takimin e Vlorës