Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka marrë pjesë në takimin ndërinstitucional që u zhvillua në Kryeministri nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama. Ky takim kishte në fokus bashkëpunimin me të gjitha ministritë dhe agjencitë që lidhen drejtpërsëdrejti me procesin e legalizimit. Ky bashkëpunim do të jetë garant për një proces të suksesshëm të legalizimit.