VENDIM Nr. 466, datë 9.7.2014, “PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË TË PARCELAVE NDËRTIMORE NGA SHTETI NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482,  datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

 

Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657, datë 24.12.2008; nr.100, datë 27.1.2009; nr.167, datë 19.2.2009; nr.286, datë 18.3.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009; nr.677, datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.1283, datë 23.12.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.247, datë 13.4.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.549, datë 7.7.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118, datë 17.2.2011; nr.359, datë 4.5.2011; nr.822, datë 23.11.2011; nr.513, datë 1.8.2012; nr.900, datë 12.12.2012; nr.61, datë 23.1.2013; nr.345, datë 24.4.2013; nr.472, datë 30.5.2013; nr.490, datë 18.6.2013; nr.495, datë 20.6.2013; nr.686, datë 16.8.2013 dhe nr.757, datë 5.9.2013, për miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore nga shteti në favor të poseduesve të objekteve informale, bëhen këto ndryshime:

 

  1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Sipërfaqet maksimale, për të cilat miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit informal, të jenë sipas tabelës dhe planvendosjeve përkatëse që i bashkëlidhen këtij vendimi”.

  1. Në tabelat që i bashkëlidhen vendimeve, përcaktimi “sipërfaqja e parcelës ndërtimore për kalim pronësie” zëvendësohet me “sipërfaqja maksimale e parcelës ndërtimore për kalim pronësie”.
  2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje deri në masën e përcaktuar në tabelat, që i bashkëlidhen vendimeve të sipërpërmendura.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA