Vlorë, shpërndahen leje legalizimi, Lame: Trashëguam probleme të mëdha, situata ka ndryshuar

10648505_10152787029751523_829645685404387961_o

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, dega e Vlorës, organizoi sot shpërndarjen e 250 lejeve të legalizimit për banorët e qytetit bregdetar. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast mori pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t z.Artan Lame dhe deputetë të Qarkut Vlorë. Gjatë fjalës së tij, kreut i ALUIZNI-T, Lame, tha se drejtoria e këtij qarku ka qenë drejtoria që ka lënë trashëgimi problemet më të mëdha nga qeverisja e shkuar e së djathtës, me dokumente të humbura, të lëna pas dore, me leje të dhëna me probleme që kanë futur në sherr qytetarët e Vlorës.

Ndër të tjera zoti Lame tha: “Kanë kaluar mbi një vit dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi ky qark në fushën e legalizimeve ka shumë probleme, pasi ndërtimet pa leje sollën probleme që u mbartën për shumë vite rresht pa u zgjidhur.  Duhet të themi që ato legalizimeve që janë bërë në Vlorë gjatë viteve të qeverisjes së shkuar më shumë na kanë krijuar probleme, probleme të cilat ju i ndiqni në media dhe këto ditët e fundit, me procese gjyqësore të hapura, me komshi që zihen me njëri-tjetrin për shkak të abuzimit që është bërë me dhënien e lejeve.  Pra edhe ato pak legalizime u kthyen në shumicën e rasteve në sherr mes qytetarëve  dhe jo në zgjidhje të halleve të tyre. Zoti kryeministër duhet të pranojmë se në krahasim me shumë qytete të tjera, ku po punohet në procesin e legalizimeve, në Vlorë kemi pasur disa pika të dobëta. Është e padiskutueshme që thelbi i tyre qëndron në situatën e trashëguar, pasi në Vlorë gati nuk u gjet fare drejtori , gjithë sistemi i arkivës ishte inekzistent, ishte si në një gjendje lufte kur u mor në drejtim drejtoria e Vlorës, por tashmë kjo fazë është tejkaluar, edhe ngërçi me zyrën e regjistrimit të pasurive është tejkaluar.

Në vijimësi vazhdon dhënia e lejeve të legalizimit në Vlorë, por sot kemi një grup që prek një zonë me objekte banimi që presin prej shumë e shumë vitesh sepse e tillë ishte situata, pasi dhe ato leje legalizimesh të dhëna u bënë  në kurriz të braktisjes së dokumentacionit për të gjithë pjesën tjetër që duhej të ndiqej puna”.