Z.Artan Lame në Lezhë

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm në Lezhë:

Është e treta herë që vijmë në Lezhë, kemi ardhur vjet në mars dhe para disa muajsh. Askush nuk mund të thotë që është çështje fushate sepse para një viti nuk kishte fushatë. Do shihemi sërish pas disa muajsh kur të mbyllet fushata, nuk ka të bëjë fare me propagandën e momentit. Është një çështje që e kemi nisur para një viti e gjysëm dhe do ta mbyllim, shpresojmë për herë të parë. Them ‘shpresojmë’ sepse nuk besoj të ketë më shqiptar që të filloj nga fillimi e të ndërtojë pa leje.

IMG-20150615-WA0007-1

Lezha e re si bashki ka rreth mbi 100 000 banorë dhe ka rreth 14 600 ndërtime pa leje. Do të thotë që janë 14 600 familje që presin zgjidhjen e këtij halli. I them këto shifra për t’i ditur ju, sepse ju bëheni edhe lajmëtarë të këtij procesi tek të tjerët. Do të shkoni në shtëpi, keni kushërinj, keni komshinj e të afërm të cilët akoma nuk i kanë mbyllur letrat. Sepse vetëm së bashku mund ta mbyllim këtë proces.1500 familje i shtohen këtij procesi me ligjin e ri të ndërtimeve të pas 2009-ës. Deri tani është shkuar në 4500 familjë në këtë bashki. 4500 familje që u janë bërë matjet, është trokitur, janë marrë dokumentacionet, i është thënë se çfarë duhet të plotësojnë. Që do të thotë më tepër 1/3 u është shkuar në shtëpi. Thjesht duhet që me qetësi që puna e matjeve të përkthehet në leje legalizimi. Në 8 vjet të qeverisjes së kaluar u dhanë në gjithë Qarkun e Lezhës gjithsej 1096 leje, ndërsa vetëm në Bashkinë e Lezhës në këtë një vit e gjysëm pune tonën janë dhënë 1153 leje të cilave ju shtohen edhe këto qindrat e sotme. Kjo është për të treguar që kur do shteti ta marri seriozisht një gjë, e bën. Nëse nuk do, sado t’i shkojmë ne nga mbrapa nuk ja mbushim dot mëndjen, siç nuk ua mbushëm dot për 8 vjet që ta bënin.Do të thoja edhe një dy probleme. Lezha ka disa probleme qoftë me Hipotekën, disa janë dhe të trashëguara, problem që jemi duke e zgjidhur dhe do ta zgjidhim përfundimisht. Problem i madh për të gjithë republikën kanë qenë ndërtimet e pas 2009-ës, janë rreth 40-45,000 ndërtime të cilat ligji deri para një jave nuk i fuste në proces legalizimi. E pra, të enjten që kaloi, në Kuvend u miratua shtesa e ligjit që fut në proces legalizimi në të cilat 1 500 janë në Bashkinë e Lezhës. Deputetët e opozitës dolën kundra miratimit të futjes në proces legalizimi për 1 500 familje. Problem tjetër janë zonat e mbrojtura, ku janë me mijëra familje që kanë ndërtuar në kufijë me këto zona. Janë 8 zona të reja informale që ne po i shikojmë, të cilat përcaktojnë kufijtë qartë, të paktën do të përcaktojmë kufijtë e zonave të mbrojtura që ende janë pa prekur nga ndërtimet pa leje. Gjë që shpëton rreth 90% të gjithë kësaj fashe përreth këtyre zonave dhe hap procesin për legalizimin e tyre. I njëjti problem ishte me zonën B, për të cilën kaloi një vendim qeverie që përcakton mënyrën se si do operohet në zonat B të mbrojtura, VKM 280 zgjidh edhe problemin e tyre. Këto janë pak a shumë problematikat që ka zona e Lezhës. Problematika të cilat duke i zgjidhur hapim portën për urbanizimin e këtyre zonave.Besoj se tani do na hapet rruga për një bashkëpunim shumë më të fortë me Bashkitë për urbanizimin e këtyre zonave, sepse për shkak të një kaosi kompetencash dhe njësive territoriale të vogla ishte praktikisht e pamundur.