Dt. 27.07.2020
Me propozim të Këshillit të Ministrave, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka bërë disa ndryshime të ligjit 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” datë 9.07.2020.

Ndryshimi i ligjit shtyn afatin e rivlerësimit nga data 30.09.2020 deri në datë 31.12.2020.
Të gjithë ata qytetarë të cilët nuk kanë patur mundësi të përfitojnë nga rivlerësimi i pronës me 3%, mund ta bëjnë atë deri me datë 31 dhjetor 2020.
Nxitoni të përfitoni nga ky ligj!
Bëni rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vetëm 3%.
Kujdes mos bini pre e mashtrimeve!