Pas 15 viteve nga ndërtimi, mbyllet procesi i legalizimit në favor të banorëve subjektit “Lorena” ne zonen e Unazes se re. Prej vitesh investitori kishte braktisur objektet, duke i lënë banorët pa certifikatë pronësie.
Sot drejtori i përgjithshëm i kadastrës Artan Lame së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Tirana-2, Artur Cobani, kanë dorezuar 120 lejet e legalizimit për apartamentet në këtë subjekt. Lame ka vënë theksin tek bashkimi i banorëve për të përfunduar sa më shpejt hipotekimin e apartamenteve.
🔹️Sipërfaqe totale ndërtimi të realizuar – 13.450 m2
🔹️ Kati nëntokë: Garazhe
🔹️Kati përdhe: Soc-ekonomike
🔹️Kati 1-8: Banim
🔹️Numër total apartamentesh: 120 apartamente.
Post Views:
663