Programi i Transparences
Programi i Transparencës
Hyrje
Programi i Transparencës është hartuar në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”,i ndryshuar me ligjin nr. 78/2023, datë 21.09.2023.
Ky program përcakton kuadrin ligjor dhe rregullon mënyrën e publikimit të informacionit publik nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për të drejtën e informimit. Programi i Transparencës shërben si një instrument funksional për garantimin e transparencës institucionale dhe për informimin proaktiv të publikut mbi veprimtarinë e ASHK-së.
Programi i Transparencës përfaqëson një mekanizëm konkret përmes të cilit ASHK siguron akses të hapur, të rregullt dhe të strukturuar në informacionin publik, duke kontribuar në rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e llogaridhënies institucionale. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Programi i Transparencës rishikohet dhe përditësohet periodikisht për të reflektuar ndryshimet në veprimtarinë institucionale dhe kuadrin ligjor.
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor-rregullator dhe integrimi evropian
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi ASHK
Struktura organizative / Organigrama
Struktura e pagave
- Ligji Nr. 35/2023 “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike,si dhe për pagën bazë minimale në shkallë vendi.”
- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 322, datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave dhe të niveleve të pagave…” i ndryshuar me VKM Nr. 483 datë 24.07.2025 dhe VKM Nr. 534, datë 12.08.2024.
Funksionet dhe detyrat e ASHK
- ASHK, në përmbushje të detyrimeve të parashikuara në Ligjin Nr. 111/2018 “Për Kadastrën” dhe Nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tyre, ka këto detyra dhe ushtron këto funksione:
- a) Organizimin e regjimit kadastral;
- b) Regjistrimin e pronave të paluajtshme private, shtetërore dhe publike, si dhe të të drejtave reale mbi to;
- c) Regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme;
- d) Regjistrimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore;
- e) Përfundimin e procesit të kalimit në pronësi, pa shpërblim, të përdoruesve të tokave bujqësore të ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore;
- f) Inventarizimin e pronave të paluajtshme të shtetit, përditësimin e inventarëve të pronave të paluajtshme të pushtetit qendror dhe atyre që transferohen në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe regjistrimin përfundimtar të këtyre pasurive në regjistrin publik;
- g) Legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe regjistrimin në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, të ndërtimeve pa leje, objekteve dhe trojeve funksionale, si dhe oborreve në përdorim;
- h) Rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë në territoret e cilësuara si “zona të stimuluara me përparësi zhvillimin e turizmit”;
- i) Trajtimin e mbivendosjeve dhe problemeve të krijuara si pasojë e gabimeve materiale, parregullsive në zbatimin e ligjit apo mosveprimit të organeve shtetërore në fushën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;
- j) Përfundimin e procedurave të kalimit në pronësi për trojet e paprivatizuara të ndërtesave të privatizuara sipas Ligjit Nr. 7512/1991, trojeve të paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, trojeve të paprivatizuara mbi të cilat janë ngritur ndërtesa në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.08.1991, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesat ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore, shitja e të cilave është realizuar nga ish-kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore.
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të ASHK
Këshilli Drejtues i ASHK ushtron veprimtarinë bazuar në Ligjin Nr. 111/2018, “Për Kadastrën”, VKM “Për përcaktimin e rregullave të funksionimit të Këshillit Drejtues të ASHK dhe për masën e shpërblimit për veprimtarinë e anëtarëve”, si dhe legjislacionin në fuqi.
- Përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Këshilli i Ministrave;
- Këshilli Drejtues mblidhet, si rregull, çdo muaj, si dhe sa herë që kërkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i ASHK-së, sipas nevojave të Agjencisë;
- Mbledhja e Këshillit Drejtues është e vlefshme nëse në të janë të pranishëm të paktën katër anëtarë;
- Mbledhja e Këshillit Drejtues të ASHK-së drejtohet nga kryetari dhe, në rast mungese të tij, nga anëtari më i vjetër në moshë;
- Vendimet merren me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm. Në rastet kur nga votimi nuk arrihet shumica, vendimmarrja përcaktohet nga vota e kryetarit;
- Këshilli Drejtues, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, asistohet nga sekretariati teknik, i përbërë nga 3 (tre) punonjës të ASHK-së, të caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm;
Mandati i anëtarit të Këshillit Drejtues të ASHK-së mbaron:
- a) Kur jep dorëheqjen;
- b) Kur përfundon mandati 4-vjeçar i qëndrimit në detyrë;
- c) Kur mbush moshën e pensionit;
- ç) Në rast vdekjeje të tij.
Rastet e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues janë:
- a) Kur ndërpret marrëdhëniet e punës me institucionin që përfaqëson;
- b) Kur zëvendësohet, sipas diskrecionit të institucionit propozues dhe të Këshillit të Ministrave;
- c) Kur dënohet me vendim penal të formës së prerë;
- ç) Kur bëhet i paaftë mendërisht ose fizikisht për të ushtruar detyrën;
- d) Kur nuk merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues më shumë se 3 herë radhazi;
- dh) Kur me veprimet e tij dëmton veprimtarinë e Këshillit Drejtues.
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e ASHK (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Çdo subjekt gëzon të drejtën e aksesit në informacionin publik, si dhe të paraqitjes së një kërkese apo ankese pranë autoriteteve publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nr. 2, Tiranë, Shqipëri
- E-mail: [email protected]
Vendimmarrja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
- Vendimmarrjet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë të parashikuara në ligj dhe zhvillohen në përputhje me nenet e mëposhtme, kryesisht përfshijnë: vendimmarrje për proceset kalimtare të pronësisë, legalizim i oborreve në përdorim, toka bujqësore, etj.
- Vendime që merren nga Drejtoria e Përgjithshme: Neni 12, 46, 47, 65 i ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën”; Neni 66 i ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
- Vendime që merren nga drejtoritë vendore: Neni 8,14, 18, 33, 34, 49, 52, 63, i ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”; Neni 24, 50 i ligjit nr. 111/2018 “Për Kadastrën”.
Legjislacion ndërkombëtar
- Veprimtaria e ASHK-së rregullohet nga legjislacioni kombëtar dhe nuk ka zbatim të drejtpërdrejtë të legjislacionit ndërkombëtar.
Legjislacion kombëtar
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
- Kodi Civil i Republikës të Shqipërisë (i përditësuar)
- Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë (i përditësuar)
- Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë (i përditësuar)
- Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar)
- Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë (i përditësuar)
- Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i përditësuar)
- Ligji Nr. 111/2018 “Për Kadastrën”
- Ligji Nr. 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në RSH”
- Ligji Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
- Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar
Informacion mbi procesin e integrimit evropian
- Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Agjencia Shtetërore e Kadastrës përbën një institucion kyç në zbatimin e angazhimeve që burojnë nga Kapitulli 23 ‘Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore’. Ky kapitull synon forcimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, ku garantimi, mbrojtja dhe përmirësimi i të drejtave të pronësisë përbëjnë një ndër elementët thelbësorë. Në këtë kontekst, Agjencia Shtetërore e Kadastrës luan një rol të rëndësishëm në avancimin e reformave institucionale dhe ligjore që synojnë rritjen e sigurisë juridike në fushën e pronësisë.
Dokumente strategjike për integrimin evropian
- 2025 Rule of Law Report – Country Chapter Albania
- Pozicioni i përbashkët BE për Grup-Kapitullin e Themeloreve
- VKM Nr. 859, datë 26.12.2024 “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, Planit të Veprimit 2024-2026 në zbatim të saj dhe Pasaportës së Treguesve të Performancës”.
- Vendim Nr. 611, datë 02.10.2024 “Për miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike”
- Ligji Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare”
- Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025
- 2023 Rule of Law Report – Country Chapter Albania
- Procedurat dhe organizimi i punës së Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian
- Urdhër Nr. 57 i Kryeministrit datë 24.02.2023 “Për disa shtesa në Urdhërin Nr. 94 datë 20.05.2019 të Kryeministrit Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Grupit Ndërinstitucional të Punës”.
Raportime mbi zbatimin e detyrimeve në procesin e integrimit evropian
Raporte monitorimi, auditimi dhe vlerësimi nga ana e Komisionit Evropian (P.sh. Progres Raporti, etj.)
- Progres Raporti mbi Shtetin e së Drejtës 2025
- 2024 Rule of Law Report – Country Chapter Albania / Progres Raporti mbi Shtetin e së Drejtës 2024
- 2022 Rule of Law Report – Country Chapter Albania / Progres Raporti mbi Shtetin e së Drejtës 2022
- Progres Raporti mbi Shtetin e së Drejtës 2021
- Progres Raporti mbi Shtetin e së Drejtës 2020
Dokumenta të tjera mbi procesin e integrimit evropian
- Ligji Nr. 19/2025 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Facilitetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për ‘Zbatimin e Mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë’, në Kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje”
- VKM Nr. 749, datë 19.12.2019 “Për Krijimin, Oragnizimin dhe Funksionimin e Strukturës Shtetërore Përgjegjëse për Zhvillimin e Negociatave dhe Përfundimin e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”
- Vendimi Nr. 1, datë 21.06.2022 për “Miratimin e Deklaratës Hapëse të Republikës së Shqipërisë, Pozicioni i Përgjithshëm, në Kuadër të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mbi Anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në BE”
Akte nënligjore
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
Strategjia
Raport vjetor
Manuale/dokument politikash që ka lidhje me funksionet e ASHK dhe që prek publikun
Koordinator për të drejtën e informimit
GENTJAN MAHMUTAJ
Email: [email protected]
Nr. i Gjelbër: 0800 88 11
Adresa: “Rr. Qamil Guranjaku Tiranë”
Orari: E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00
Format kërkese/Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Në përputhje me Ligjin për të Drejtën e Informimit, çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik me anë të plotësimit dhe dërgesës të një formulari kërkese.
- Formulari i Kërkesës
Format ankese/Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
- Në përputhje me Ligjin për të Drejtën e Informimit, çdo person ka të drejtë të plotësojë dhe të dërgojë një formular ankese në rast se vlerëson se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj.
- Formulari i Ankesës
Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë
Planet strategjike të punës
Raporte monitorimi/auditimi
Drejtoria e Auditimit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me Ligjin nr. 111/2018 “Për Kadastrën” dhe Ligjin 114, datë: 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”. Ajo është një njësi funksionalisht e pavarur, që synon të vlerësojë dhe përmirësojë efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe qeverisjes. Drejtoria planifikon dhe realizon auditime të bazuara në risk, raporton gjetjet dhe rekomandimet përkatëse tek Drejtori i Përgjithshëm dhe Bordi Drejtues, si dhe ndjek zbatimin e tyre, duke kontribuar në rritjen e transparencës, ligjshmërisë dhe eficiencës në veprimtarinë e ASHK-së.
Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së ASHK
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të ASHK
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga ASHK
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të ASHK
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- VKM nr.82 datë 05.02.2025 “Për miratimin e buxhetit të ASHK për vitin 2025”.
- VKM nr.40, datë 24.01.2024 “Për miratimin e buxhetit të ASHK për vitin 2024”.
- VKM nr.111, datë 01.03.2023 “Për miratimin e buxhetit të ASHK për vitin 2023” ndryshuar me VKM nr.496, datë 28.08.2023.
Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Pasqyrat financiare për zbatimin e buxhetit janë dërguar në INSTAT dhe Degën e Thesarit Tiranë sipas shkresave:
- Viti 2023, shkresa nr.4541 prot., datë 27.03.2024 “Për dërgimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 2023”.
- Viti 2024, shkresa nr.2540/11 prot., datë 28.03.2025 “Për dërgimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 2024”.
Donacione, sponsorizime
- Financime nga Buxheti i Shtetit:
- VKM nr.747, datë 09.12.2021 për projektin “Digjitalizimi i të dhënave kadastrale të pasurive të paluajtshme”.
- Akti normativ nr.5, datë 19.12.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”.
- “Digjitalizimi i të dhënave kadastrale të pasurive të paluajtshme”.
- “Regjistrim fillestar për 106 zona kadastrale”.
Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
- ASHK nuk administron dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjekte të licencuara.
Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Lista e Shërbimeve që ofron ASHK, përfshirë (tarifat përkatëse, formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit)
Shërbimet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) ofrohen përmes portalit unik qeveritar e-Albania, ku të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në çdo kohë.
Gjithashtu, aplikimet për shërbime kadastrale mund të kryhen edhe përmes platformës NISA, e cila administrohet nga noterët.
Shërbime të përshpejtuara24 nga shërbimet kadastrale ofrohen edhe në mënyrë të përshpejtuar, për rastet kur afatet kohore për marrjen e dokumentit final janë të kufizuara. Gjatë aplikimit, qytetari duhet të zgjedhë shërbimin e nevojshëm me kodin “PP” përpara emërtimit të tij.
Shërbime të automatizuara10 nga shërbimet e ofruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës realizohen në mënyrë të automatizuar për pasuritë e përfshira në sistemin blockchain.
PagesatPagesat për shërbimet e ofruara nga ASHK kryhen:
- Online përmes e-Albania ose e-banking
- Pranë sporteleve të Postës Shqiptare
- Pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë
Një pjesë e shërbimeve për regjistrimin e akteve të ndryshme parashikojnë një afat 30-ditor regjistrimi. Pas tejkalimit të këtij afati, aplikohet kamatë vonesë. Lista e shërbimeve për të cilat aplikohet kamatë-vonesë mund të aksesohet këtu.
Çfarë duhet të keni parasysh kur aplikoni për një shërbim kadastral
- 1. Duhet të provoni lidhjen e ligjshme me pasurinë, pra të jeni pronar, bashkëpronar ose përfaqësues me prokurë.
- 2. Zgjidhni shërbimin e duhur duke lexuar me kujdes emërtimin dhe përshkrimin e tij.
- 3. Konsultoni paraprakisht informacionin mbi mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, të cilin duhet ta përgatisni në format PDF.
- 4. Në përfundim të aplikimit gjenerohen dy dokumente:
- Fleta e kërkesës/aplikimit, që përmban të dhënat për identifikimin e shërbimit të kërkuar
- Fatura e shërbimit, që përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për kryerjen e pagesës
- 5. Pas plotësimit të kërkesës, kryeni pagesën online, pranë ‘Postës Shqiptare’ ose në çdo bankë të nivelit të dytë.
- 6. Përgjigjen ose dokumentin e kërkuar do ta gjeni në hapësirën “Dokumentet e mia” në profilin tuaj në e-Albania
Informacion mbi procedurat dhe mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të ASHK
Aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr.111/2018” Për Kadstrën” dhe Ligjin nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, hartohen draftet nga ASHK sipas programit analitik të projektakteve për vitin përkatës, të miratuar me vendim nga Këshilli i Ministrave.
ASHK gjatë hartimit të këtyre projektakteve bazohet në ligjin material përkatës të fushës së veprimtarisë së saj (ligji nr.111/2018” Për Kadastrën” apo nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë) që autorizojnë nxjerrjen e aktit nënligjor, Rregulloren e Këshillit të Ministrave miratuar me Vendimin nr.584, datë 28.08.2003”
Për miratimin e rregullores së Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar dhe Udhëzimin nr.6, datë 29.04.2022 “Për përcaktimin e metodologjisë së unifikuar për hartimin e akteve normative”, te ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, si dhe kuadrin ligjor material dhe procedurial ekzistues (Kushtetuta, Kodet, ligje, etj), të cilët gjejnë aplikim në fushën e zbatimit të projektaktit përkatës që do të miratohet.
Paraprakisht, këto projektakte i nënshtrohen konsultimit të brendshëm ndërsektorial në ASHK, dhe pastaj përcillen për shqyrtim në Këshill të Ministrave, e më tej nga ana e kryeministrisë për mendim në institucionet shtetërore/ministri kompetente, fusha e të cilave preket nga zbatimi i këtij akti.
Edhe projektaktet e institucioneve të tjera që përcillen për mendim në ASHK, i nënshtrohen konsultimit të brendshëm ndërsektorial në referim të legjislacionit në fuqi dhe pas miratimit të qëndrimit ligjor nga titullari, i përcillet zyrtarisht institucionit përkatës argumentuar me bazë ligjore dhe referim ligjor konkret, nëpërmjet sistemit e-akte.
Njoftim për konsultim publik
Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk realizon konsultime publike, si ato të parashikuara në ligjin nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, pasi nuk është organ propozues për projektaktet, pasi ato propozohen nga Kryeministri.
Planet vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes
Planet vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes ku përfshihet dhe ASHK, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe për vitin 2026, janë miratuar me vendimin nr. 812, datë 30.12.2025 “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2026”.
Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
Akti përcillet nga Kryeministria për bashkërendim me institucionet e linjës. (Institucionet shtetërore/ministri kompetente, fusha e të cilave preket nga zbatimi i këtij akti).
Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
Në çdo rast shqyrtohen komentet dhe rekomandimet e institucioneve.
Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
Raportet për transparencën dhe procesin e vendimmarrjes dërgohen me email në mënyrë periodike në Kryeministri.
Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ASHK
Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ASHK
Informacioni / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga ASHK
Lista e dokumenteve që administrohen nga ASHK me afatet e ruajtjes
Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)
Njoftime të ndryshme
Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
Statistika
Projekte
Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga ASHK
ASHK nuk ofron ndihma shoqërore apo subvencione
Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
ASHK nuk ofron ndihma shoqërore apo subvencione
Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
ASHK nuk ofron ndihma shoqërore apo subvencione
Procedura e ankimimit
ASHK nuk ofron ndihma shoqërore apo subvencione
