Gjatë Asamblesë së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve kadastrale dhe garantimin e sigurisë juridike të pronës.
Në këtë kuadër, Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK, znj. Lorena Goxhobelli, nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për të përmirësuar eksperiencën e qytetarëve, për të rritur saktësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve, si dhe për të avancuar procesin e dixhitalizimit dhe automatizimit të procedurave të regjistrimit të pronës.
Ky hap përfaqëson një angazhim konkret për ndërtimin e një sistemi më të besueshëm dhe më efikas në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territorit.










