𝐓𝐄 𝐔𝐑𝐀 𝐒𝐇𝐈𝐉𝐀𝐊𝐔𝐓


Para dy vjetësh, me Eltonin, Kryetarin e Bashkisë Shijak, ishim në sheshin qendror të qytetit për të filluar procesin e certifikimit të tokës bujqësore. Kryetar Eltoni, ai që e lavdëroi dhe Rama dje për pastërtinë e qytetit, në atë takim ishte entuziast për këtë punë sepse regjistrimi i tokës mbetet problem për zhvillimin e bujqësisë. Ishim në kulm të pandemicë në atë takim, ndaj kishim thirrur vetëm nja 4 a 5 fshatarë që do të merrnin certifikatën. Të tjerët pastaj, duhej të ngacmoheshin nga bërja publike e eventit dhe do të nxitonin të aplikonin për të marrë certifikatën e tokës.
Kanë kaluar dy vjet që atëhere. Sot Drejtoria e Kadastrës Durrës ka publikuar një listë me qindra çertifikata dhe shërbime kadastrale të kryera dhe të patërhequra nga qytetarët! Për drejtorinë e Durrësit këto shërbime të paevaduara janë dhimbje koke, sepse janë praktika që mbeten varur, janë bllokime artificiale të procedurave, pastaj një periudhe kohe dokumentacioni humbet afatet dhe duhet çuar në arkivin qendror dhe kur të kujtohet qytetari duhet filluar gjithshka nga fillimi dhe ai do ankohet se po e sjellin vërdallë dhe ku ishe asgjëkundi.
Dhe e bukura është se midis kësaj liste që po publikohet, janë 2 raste që kanë bërë ankimim në rrjetin e antikorupsionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe 4 raste të tjera që kanë bërë ankimim në rrjetin e Bashkëqeverisjes! Pra, janë ankuar se nuk ju del certifikata, pa marrë mundimin as të bëjnë një verifikim paraprakisht.
Dhe ka akoma. Kur të kenë mbaruar të gjitha këto, vjen edhe Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale dhe na ve gjobë pse i ke publikuar në gazetë listat sepse janë të dhëna personale!
Doni më?
Kadastra trashëgon gjithë kusuret e ish hipotekave dhe mezi po ja del të ndryshojë imazhin e trashëguar, ndaj situate të tilla veç e ngecin më keq mekanizmin që është vënë në lëvizje.
Se mos kujtoni qĂ« Shijaku Ă«shtĂ« ndonjĂ« rast i veçuar! Mjafton t’ju them qĂ« nĂ« rang republike janĂ« rreth 5500 leje legalizimi tĂ« patĂ«rhequra nga qytetarĂ«t.
Fola me Kryetar Eltonin, qĂ« natyrisht bĂ«ri atĂ« qĂ« mund tĂ« bĂ«nte: mĂ« tha t’ia jap edhe atij listen, tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« kontaktojĂ« sa tĂ« mundet prej tyre.
NdĂ«rsa shkruaj mĂ«ndja mĂ« fluturon tek vargjet “Te ura Shijakut / mbodha ca qershia” pastaj papritur mĂ« futet dyshimi: po ky kĂ«to qershiat ky i kishte mbjellĂ« tĂ« tokĂ« me letra apo nĂ« tokĂ« babe?
Ej, fermerë të fshatrave të Shijakut, përtej batutave, bëjeni atë dreq aplikimi online në e-albania për të tërhequr certifikatën e tokës. Ndihmoni veten, por na ndihmoni edhe neve, ndihmoni edhe fermerët e tjerë të Xhafzotajt, Sukthit a Ishmit, që të vijojnë procesin!
â„čïžđ‹đ€đ‰đŒđ„đ‘đˆđŒ
Banorët e fshatrave Rreth dhe Hardhishtë të bashkisë Shijak, përfitues të ligjit 7501 të vitit 1991, të cilët ende nuk kanë tërhequr dokumentacionin që u legjitimon tokën bujqësore, të paraqesin kërkesën në rrugë postare dhe të aplikojnë në e-Albania kodin L1 (rifreskim kartele).
Regjistrimi fillestar i tokës bujqësore ka përfunduar totalisht për këto dy fshatra, që në vitin 1997. Përkatësisht:
đŸ”č330 familje bujqĂ«sore pĂ«rfituese pĂ«r fshatin Rreth;
đŸ”č258 familje bujqĂ«sore pĂ«rfituese nĂ« fshatin HardhishtĂ«.
Në zyrat e Drejtorisë Vendore të ASHK Durrës është ende i patërhequr dokumentacioni, për 150 familje, që i legjitimon tokën e përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.
Cfarë duhet të beni?
Paraqitni kërkesën në rrugë postare, dhe aplikoni në e-Albania kodin L1,
Kodet I4 dhe I5 për rifreskim Kartele dhe kopje fragment Harte.
Gjithashtu, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« ASHK DurrĂ«s administrohen 400 Çertifikata PronĂ«sie (fizike) tĂ« patĂ«rhequra nga qytetarĂ«t, pĂ«r tĂ« cilat janĂ« kryer tĂ« gjitha shĂ«rbimet.
Personat gjejnĂ« emrin sipas listĂ«s mĂ« poshtĂ«, tĂ« paraqesin, nĂ« rrugĂ« postare, kĂ«rkesĂ«n pĂ«r tĂ«rheqje tĂ« ÇertifikatĂ«s sĂ« PronĂ«sisĂ«.
PĂ«r zk.3225 Rreth, klikoni âŹ‡ïž
PĂ«r listĂ«n e Certifikatave tĂ« PronĂ«sisĂ« tĂ« pa tĂ«rhequra, klikoni âŹ‡ïž
 
𝐋𝐚𝐣𝐩𝐱 𝐱 𝐃𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟐𝟑 đŠđšđ«đ«đąđ€ 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: