𝐏𝐄𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐉𝐍𝐄 𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐍𝐄 𝐒𝐘𝐍𝐄𝐉

-525 ʟᴇɢᴀʟɪᴢɪᴍᴇ ɴᴇ ɴᴊᴇ ꜰꜱʜᴀᴛ, ɪ ʙɪᴇ Qᴇ ᴇ ɢᴊɪᴛʜᴇ ꜱʜQɪᴘᴇʀɪᴀ ᴛᴇ ɪꜱʜᴛᴇ ᴘᴀ ʟᴇᴊᴇ.
-ꜰᴜʀᴛᴜɴᴀ ᴇ ʀᴇɢᴊɪꜱᴛʀᴀᴠᴇ ᴛᴇ ɢʀɪꜱᴜʀ ꜱᴀᴘᴏ ᴋᴀ ꜰɪʟʟᴜᴀʀ, ᴘᴏʀ ᴘʀᴏɴᴀᴛ ᴛᴀɴɪ ᴊᴀɴᴇ ᴛᴇ ꜱɪɢᴜʀᴛᴀ.
-ᴍᴏꜱ ɴᴅᴇʀᴛᴏɴɪ ᴍᴇ ᴘᴀ ʟᴇᴊᴇ, ꜱᴇ ᴋᴇꜱʜᴛᴜ ᴋᴊᴏ ᴘᴜɴᴇ ɴᴜᴋ ᴋᴀ ꜰᴜɴᴅ.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Synej të Kavajës për të përmbyllur procesin e legalizimit në këtë njësi administrative.
Lame është ndalur sërish te raportet e publikuara nga Kadastra lidhur me regjistrat e trashëguar të ish-hipotekës në Durrës dhe Tiranë.
“Prokuroria e Durrësit ka filluar një hetim të gjatë për këtë çështje. Prokuroria e Tiranës sapo më ka kontaktuar se po fillon ndjekjen e problematikës me dëmtimin e regjistrave në Tiranë.
Unë dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që me pronën e tyre nuk luhet më, por të gjithë ata që kanë vënë dorë në ato arkiva, gjithë organizmat zyrtare të këtij shteti kanë të drejtë të vijnë t’i kontrollojnë, të kërkojnë llogari.
Në Tiranë, për sigurinë e qytetarëve, inventarizuam edhe AMTP, që çdo qytetar që ka AMTP të ligjshme të rrijë i qetë. Jam i bindur që Prokuroria do të vazhdojë hetimet, për të do të jetë një histori e gjatë dhe një fortunë që sapo ka filluar. Një furtunë e kontrollit se çfarë është bërë ndër vite dhe dekada me regjistrat e pronave”, është shprehur Lame.
Po ashtu Lame iu ka bërë një thirrje gjithë qytetarëve që të mos ndërtojnë më pa leje. Duke i dorëzuar vendimin e legalizimit një qytetari, Lame tha: “Nuk besoj se i ke lënë fitilat mbi katin e parë”, duke nënkuptuar katet shtesë në lartësi. “Dikur jua thoshte Edi Rama, sot po jua them unë: Mos ndërtoni më pa leje!”, tha shefi i Kadastrës. Drejtori Lame i shoqëruar nga drejtorja e ASHK-së Kavajë, kanë dorëzuar lejet e fundit të legalizimit duke mbyllur kështu procesin e legalizimit në këtë njesi. Disa objekte që kanë mbetur, drejtoria nuk ka mundur të procedojë për shkak se poseduesit jetojnë jashtë vendit.
“Jemi në Synej, në një zonë bregdetare që ka dhe bujqësi dhe që ka lidhje me turizmin për të përfunduar sot një proces të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Për këtë arsye bashkë me drejtoreshën, doja të isha edhe vetë pasi e konsideroj si mbyllje të një kapitulli. Janë 525 legalizime të kryera këtu në Synej. Është e pabesueshme që vetëm në një fshat të kemi 525 legalizime. I bie që e gjithë Shqipëria po kalon nëpër duart tona!
Numri kolosal i legalizimeve në këtë zonë tregon energjinë e pafundme të njerëzve për të ndërtuar, por tregon edhe paaftësinë e shtetit në gjithë këto vite për t’i bërë me letra ose për t’i dhënë leje, por tregon dhe punën e madhe të bërë nga punonjësit e Agjensisë.
Drejtoria vendore Kavajë, nuk është më në Kavajë. Ka një arsye për këtë, pasi çdo veprim tashme bëhet online dhe nuk ka asnjë rëndësi se ku janë të vendosura zyrat e agjënsise”, ka sqaruar Lame.
 
 
 
𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐢 𝐃𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟐𝟓 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: