Nr. Rendor 1 |
||||||
1. |
30.08.2024 |
Nga subjekti Qëndra “Politico” kërkohet informacion në lidhje me aplikime të kryera nga një subjekt i tretë, dhe trajtimin e tyre nga DVASHK Tirana Jug |
06.09.2024 |
Kërkesa juaj për informacion nuk përfshihet në fushën e veprimit të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 3, gjithashtu në zbatim të neneve 9 dhe 45 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe në përputhje me nenin 17 të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, mbrojtja dhe ruajtja e konfidencialitetit është një detyrim ligjor i sanksionuar në ligj, dhënia e dokumentacionit apo informacionit mund të kryhet vetëm kundrejt subjekteve që janë titullarë të të drejtës së pronës apo që vërtetojnë interesin e ligjshëm në kërkimin e tyre. Subjekti denoncues për cdo aplikim të kryer në platformën elektronik www.e-albania.al ka marrë përgjigje në sistemin elektronik. Theksojmë se në parim për regjistrimin e akteve noteriale apo të gjitha akteve të tjera të cilat janë të detyrueshme për regjistrim në zbatim të nenit 193 të Kodit Civile të Republikës së Shqipërisë, ASHK vepron konform kuadrit ligjor në fuqi, ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën”, dhe akteve nënligjore që mbulojnë fushën përkatëse të trajtimit të kërkesave për regjistrim |
E plote |
Nuk ka |
2. |
30.08.2024 |
Nga emisoni Investigativ “Stop”, kërkohet informacion në lidhje me aplikime të kryera nga një subjekte të treta, dhe trajtimin e tyre nga DVASHK Fier |
06.09.2024 |
Nga verifikimi i sistemit Multifunksional rezulton se nga ana e DVASHK Fier për aplikimet e kryera nga subjektet e mësipërme është kthyer përgjigje në sistemin elektronik www.e-albania.al, duke sqaruar arsyet ligjore për vonesat në ofrimin e shërbimit. |
E plote |
Nuk ka |
3. |
09.08.2024 |
Subjekti pretendon se nga ana e DVASHK Tirana Jug nuk i vendoset në dispozicion informacioni. |
16.08.2024 |
Nga verifikimi i sistemit Multifunksional evidentohet se subjekti ankues, ka kryer aplikimin nr.18288, datë 22.05.2024, për shërbimin nr. 63 (kodi i shërbimit I3), “Informacioni zyrtar i pasurisë për individët dhe personat juridikë”, për pasurinë nr.7/634, zk.8170. Drejtoria Vendore e ASHK Tiranë Jug në datën 05.06.2024, ka kthyer përgjigje në sistemin elektronik për aplikimin e subjektit duke e informuar mbi llojin e pasurisë, sipërfaqen dhe pronësinë. Bashkëlidhur po ju dërgojmë dhe përgjigjen e dërguar subjektit aplikues në adresën e saj elektronike. Theksojmë se nga ana e DVASHK Tiranë Jug, është ofruar informacioni i kërkuar sipas kodit të shërbimit të aplikuar me aplikimin nr. 18288, datë 22.05.2024. Për sa më sipër nëse subjekti ankues kërkon të dhëna shtesë për pasurinë duhet të aplikojë në platformën elektronike www.e-albania.al, duke specifikuar çfarë informacioni i duhet. |
E plote |
Nuk ka |
4. |
02.07.2024 |
Nga subjekti Qëndra “ResPublica” kërkohet informacion në lidhje me zbatimin e nenit 31, të ligjit 20/2020. |
12.07.2024 |
Në lidhje me kërkesën tuaj për vendosje në dispozicion të “Kopjes së listës të subjekteve zhvilluese/investitore, të cilat kanë shkelur kushtet e lejes së ndërtimit apo nuk ndjekin procedurat e legalizimit, me qëllim evidentimin e tyre si subjekte me risk në keqmenaxhim të territorit”, në zbatim të pikës 3 të nenit 31 të ligjit 20/2020 “Për përfundimin ...”, ju informojmë se nga ana e ASHK nuk mund të vendoset në dispozicion një informacion të tillë pasi, një ndër veprimtaritë kryesore të Kadastrës është legalizimi i objekteve pa leje, ndërsa përsa i përket objekteve në shkelje të lejes së ndërtimit mund të drejtoheni për informacion zyrtar pranë Urbanistikës së Njësisë Vendore. |
E plote |
Nuk ka |
5. |
16.02.2024 |
Kërkohet informacion dhe dokumentacion, në përputhje me ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 2, pika 2. |
29.02.2024 |
Kthyer përgjigje kërkuesit duke vendosur në dispozicion dokumentacionin e karakterit personal të kërkuar nga subjekti. |
E plote |
Nuk ka |
6. |
10.02.2024 |
Kërkohet informacion dhe dokumentacion, në përputhje me ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 2, pika 2. |
20.02.2024 |
Shkresa nr.5162/4, datë 18.10.2011 të Ish ZRPP (gjithsej 2 fletë). Urdhëri nr.202, datë 06.03.2012, “Për miratimin e amendimin lidhur me ‘Procedurat e Regjistrimit Fillestar’, dokument i miratuar me nr.892.prot, datë 07.02.2008” (gjithsej 5 fletë). Urdhëri nr.426, datë 17.05.2012 “Për vendosjen e detyruar të kartelës në referencat e pasurive të paluajtshme”, (gjithsej 1 fletë). Urdhëri nr.946, datë 16.10.2014, “Për një ndryshim në Urdhërin nr.364, datë 27.04.2012 të Zyrës Qëndore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, (gjithsej 1 fletë). Urdhër nr.364, datë 27.04.2012 “Për miratimin e propozimeve të këshillit drejtues tekniko-ligjor”, (gjithsej 1 fletë). Urdhër nr.367, datë 15.08.2012 “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të përfituara në bazë të ligjit nr.7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”, i ndryshuar, (gjithsej 2 fletë). Udhëzues nr.2905/1.prot, datë 16.04.2012 “Standartet e kopjeve dixhitale të dokumentave tekniko-ligjorë”, (gjithsej 21 fletë). Urdhër nr.5985.prot, datë 16.11.2009 “Mbi kontrollin e regjistrimit sporadik”, (gjithsej 2 fletë). Në lidhje me aktet e tjera të kërkuara, ju informojmë se për Urdhërin nr.411, datë 14.05.2013 dhe Rregulloren nr.84, datë 08.02.2020, ka pasaktësi në informacionin e kërkuar pasi nuk mund të evidentohen këto akte. Rregullorja nr.61, datë 02.08.1999, nuk administrohet pranë arkivës |
E pjesshme |
Nuk ka |
7. |
10.02.2024 |
Kërkohet informacion në lidhje me rregulloret e ASHK. |
20.02.2024 |
Në lidhje me pikën 1, ju informojmë se aktualisht Rregullorja e brendshme e funksionimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është në proces miratimi për shkak të ndryshimeve të ndodhura në strukturën e këtij institucioni dhe nuk mund të vendoset në dispozicion. Rregullorja për organizimin dhe administrimin e të dhënave të Kadastrës, është një akt me karakter teknik dhe me rëndësi të veçantë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave kadastrale dhe në kuptim të nenit 17, pika 2 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, nuk mund të vendoset në dispozicion. Në lidhje me pikën 3 të kërkesës suaj, po ju vendosim në dispozicion, kopje të Udhëzuesit nr.76.prot, datë 13.09.1999, “ Udhëzimi metodik për plotësimin e kartelës së pasurisë së paluajtshme”, si dhe listën e zërave kadastralë sipas rregullores nr.184, datë 08.04.1999 “Për punën në ZRPP”. |
E pjesshme |
Nuk ka |
8. |
15.01.2024 |
Kërkohet informacion dhe dokumentacion, në përputhje me ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 2, pika 2. |
24.01.2024 |
Vendosur në dispozicion Manualin Udhëzues nr.2803, datë 30.03.2016 të Ish ZRPP (gjithsej 7 fletë). Rregullore nr.1969, datë 23.03.2012 “ Rregullore mbi monitorimin e regjistrimit fillestar” (gjithsej 11 fletë). Udhëzues nr.2905/1, datë 26.01.2012, “Standartet e kopjeve dixhitale të dokumentave tekniko-ligjore” (gjithsej 25 fletë). Shkresa nr.5985.prot, datë 16.11.2019 “Mbi kontrollin e regjistrimit sporadik”, (gjithsej 2 fletë). Rregullore nr.892, datë 07.02.2008 “Mbi procedurat e kontrollit për regjistrimin fillestar”, (gjithsej 27 fletë). |
E plotë |
Nuk ka |
9. |
08.08.2023 |
Subjektit Tritan Hamitaj i cili pretendon, se ka bërë kërkesë elektronike për të marrë informacion pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, por ende nuk i është vendosur në dispozicion informacioni i kërkuar |
11.08.2023 |
Në lidhje me pretendimin e subjektit Hamitaj se nuk ka marrë përgjigje mbi kërkesën në format elektronik drejtuar koordinatorit për të drejtën e informimit pranë ASHK, ju informojmë se pranë këtij Institucioni nuk ka ardhur asnjë kërkesë elektronike pasi subjekti nuk e ka dërguar në adresën e saktë, emaili i subjektit është drejtuar në adresën elektronike informacion@ashk.gov.al, ndërsa adresa e saktë e Institucionit është info@ashk.gov.al. Sa më sipër në përputhje me ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju sqarojmë se nuk ka një akt nënligjor në lidhje më kërkesën e subjektit, por nga Titullari i ASHK me shkresën nr.689.prot, datë 11.01.2023, janë orientuar Drejtoritë Vendorë të ASHK, të trajtojnë me prioritet aplikimet për legalizim të viteve 2005-2006 |
E plotë |
Nuk ka |
10. |
06.08.2023 |
Subjekti kerkon aktet dhe kopje dokumentacioni te ish ZQRPP per periudhat 2007-Prill 2019 |
30.10.2023 |
Në përputhje me ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 2, pika 2, po ju vendosim në dispozicion një evidencë të urdhërave, vendimeve, udhëzimeve. të njëhsuar me origjinalin të Kryeregjistruesit për periudhat vjetore: 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 (janar, shkurt, mars) të dërguara pranë institucionit Ministria e Drejtësisë nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (gjithsej 16 fletë) |
E plotë |
Nuk ka |
11. |
30.03.2023 |
Në përputhje me ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, kërkohet informacion në lidhje me mënyrën e kalimit në pronësi të sipërfaqes funksionale |
06.04.2023 |
Agjencia Shtetërore e Kadastrës trajton kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore bazuar në përcaktimet e ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proçeseve…”, si dhe të VKM-së nr.1182, datë 24.12.2020 “Për miratimin rregullave…”. Në nenin 12 të ligjit, si dhe në Kreun II, të VKM-së së mësipërme përcaktohen kushtet që duhet të plotësojë subjekti për kalimin në pronësi, pa shpërblim të tokës bujqësore, si dhe kushtet që duhet të plotësojë pasuria që do të kalohet në pronësi. Në zbatim të përcaktimeve të pikës 1/c të nenit të mësipërm, ju duhet të keni depozituar brenda datës 07.11.2020, kërkesë pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore. Përsa më sipër nëse keni paraqitur kërkesë pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore brenda afatit të mësipërm, si dhe plotësohen kushtet e përcaktuara në nenin 12 të ligjit, si dhe në Kreun II, të VKM-së nr.1182, datë 24.12.2020 “Për miratimin rregullave…”, Drejtoria Vendore e ASHK-së do të vijojë me trajtimin e kërkesës në përputhje me proçedurat e përcaktuara në nenin 14 të ligjit |
E plotë |
Nuk ka |
12. |
15.03.2023 |
Kërkohet informacion në lidhje me mënyrën e kalimit të një proçedure legalizimi nga nëna juaj si vetëdeklaruese në emrin tuaj |
30.03.2023 |
Në zbatim të VKM-së nr.1040/2020 “ Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtimet pa leje “, në pikën 8 përcaktohet se : Procedura e legalizimit kryhet për subjektin që, sipas rastit, është aplikuesi për legalizim ose/dhe personi të cilit i janë njohur të drejta mbi ndërtimin pa leje nëpërmjet: a) veprimeve juridiko-civile me akt noterial, për kalimin e së drejtës së legalizimit, trashëgimisë ose deklaratës noteriale së aplikuesit, për njohjen e të drejtave të të tretit mbi ndërtimin. Dokumentacioni sipas kësaj shkronje dorëzohet nga subjektet përpara përfundimit të procedurave administrative të miratimit të aktit të legalizimit ose, b) vendimit gjyqësor të formës së prerë. |
E plotë |
Nuk ka |
13. |
01.03.2023 |
Në praktikat e regjistrimit të kontratave të sipërmarrjes/porosisë mes ndërtuesve dhe pronarëve të truallit apo të tretëve, a realizojnë DVASHK-të regjistrimin me kërkesë të pronarit të truallit/porositësit? |
09.03.2023 |
Në zbatim të ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën” neni 50 përcaktohet se “Çdo kontratë sipërmarrjeje, porosie apo premtimi shitjeje e investitorit me pronarin e truallit apo me të tretë, që synon në të ardhmen kalimin e pronësisë së objektit në ndërtim, regjistrohet në regjistrin e lejes së ndërtimit dhe më tej në regjistrin e karabinasë. Ky regjistrim e bën njësinë përkatëse të objektit “të zënë” dhe që nuk mund t’i premtohet dikujt tjetër”. Nga Drejtoritë Vendore të ASHK kryhen regjistrimet e kontratave të sipërmarrjes/porosisë kundrejt aplikimit dhe pagesës së tarifës së shërbimit nga subjekti i interesuar që mund të jetë pronari i truallit, investitori apo person i tretë (porositësi). |
E plotë |
Nuk ka |
14. |
21.12.2022 |
Kerkohet informacion ne lidhje me numrim e lejeve të legalizimit të emetuara nga DVASHK Tiranë Jug në zk.8270 për periudhën kohore nga viti 2014 deri në vitin 2022 |
10.01.2023 |
Në lidhje me informacionin e kërkuar sqarojmë se për periudhën 2014-2022 nga ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNIT Tirana Jug, aktualisht Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tirana Jug janë emetuar 12.304 leje/vendime për legalizim objektesh dhe shtesa në objekte ekzistuese |
E plotë |
Nuk ka |
15. |
11.02.2022 |
Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së, është administruar shkresa e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me nr.302/1.prot, datë 09.02.2022, në lidhje me kërkesën e ankuesit Dritan Dema i cili ka kërkuar një kopje të plotë të përditësuar të organikës që punon në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së dhe pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë. |
17.02.2022 |
Ne kuader te ligjit nr.119/2014 "Per te drejten e informimit", po ju dergojme informacion e kerkuar ne plotesim te emailit te derguar ne daten 04.02.2022. Bashkelidhur emailit po dergojme organiken e Drejtorise se Pergjithshme te ASHK dhe te Drejtorise Vendore te ASHK Lezhe, sipas specifikimeve te kerkuara. Emaili zyrtar i punonjesve ju informojme se eshte emer/mbiemer@ashk.gov.al, persa i perket numrit te telefonit ju sqarojme se specialistet nuk disponojne numer telefoni te dedikuar per perdorim zyrtar, dhe per kete fakt nuk mund t'ju vendosim ne dispozicion numrat e telefonit personal. |
E plotë |
Nuk ka |
16. |
18.02.2022 |
Mbi kërkesën për informim MCN Televizion |
03.03.2022 |
Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, nr. A058 prot., datë 18.02.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni informacion, ju bëjmë me dije sa vijon: Numri i legalizimeve për periudhën 2006-2020, të ndara sipas viteve, për secilin qark të Republikës së Shqipërisë gjenden në tabelën bashkëlidhur kësaj shkrese (tabela nr. 1). Gjithashtu, ky informacion është i publikuar në faqen zyrtare të ASHK –së, në linkun https://www.ashk.gov.al/raporti-vjetor/. Sa i përket pikës 2, ku kërkoni informacion lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet e ASHK – së për periudhën 2008-2020, të dhënat nuk mund të jepen për secilin qark pasi kjo kategori informacioni pasqyrohet në nivel kombëtar në fund të çdo viti, me mbylljen e bilanceve, pas rakordimit të pasqyrave financiare me Drejtoritë dhe Zyrat Vendore të ASHK. Për këtë arsye, bashkëlidhur gjeni tabelën e të ardhurave dhe shpenzimeve ta ish ALUIZNI-t dhe ish ZRPP-së deri në vitin 2019 dhe ASHK-së për vitet 2019-2020 (tabela nr. 2). Gjithashtu, ky informacion është i publikuar në faqen zyrtare të ASHK – së, në linkun https://www.ashk.gov.al/indikatoret-historik/. |
E plotë |
Nuk ka |
17. |
19.01.2022 |
Mbi kërkesën për informim në lidhje me aplikimet për kalimin e titullit të pronësisë në periudhën 2011-2021. |
04.02.2022 |
Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, administruar me nr. 1055 prot., datë 19.01.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni informacion, ju bëjmë me dije sa vijon: Në parim, informacioni i kërkuar nga ana juaj nuk është i grumbulluar dhe i përpunuar periodikisht gjatë viteve të ekzistencës së ish Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gjithashtu nuk mund të ofrohet për çdo qytet, pasi organizimi i ASHK-së nuk është në bazë qyteti. Në këto kushte, Agjencia Shtetërore e Kadastrës mund të ofrojë informacion të kufizuar për aq sa të dhëna ka grumbulluar pas momentit të ngritjes së saj si institucion dhe konkretisht për periudhën 2020-2021. Informacioni më i hershëm nuk është i plotë dhe i saktë, për shkak të implementimit të kufizuar të sistemit elektronik të ish ZRPP vetëm në disa zyra, si dhe faktit që shumica e pasurive nuk janë të digjitalizuara dhe regjistrimi i transaksioneve kryhej në regjistra manualë. Lidhur me të dhënat e kërkuara në pikën 1: Për vitin 2020 numri total i aplikimeve për shërbime kadastrale është 295,146 dhe aplikime të përfunduara (të suksesshme), janë 293,087. * Për vitin 2021 numri total i aplikimeve për shërbime kadastrale është 433,615 dhe aplikime të përfunduara (të suksesshme), janë 430,885. * • Për sa i përket pikës 3 dhe 4 të kërkesës tuaj, gjenerimi i këtyre të dhënave dhe përpunimi nga sistemi elektronik, kërkon një kohë relativisht të gjatë (1-2 muaj), pasi është i nevojshëm grumbullimi dhe kryqëzimi i informacionit me drejtoritë dhe zyrat vendore të ASHK-së. Vetëm për vitin 2019, këto të dhëna gjenden të publikuara në faqen zyrtare në internet të ASHK-së, në rubrikën “Raporti i analizës së veprimtarisë për vitin 2019”. • Lidhur me pikën 5, ku kërkoni informacion për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme, për këtë çështje duhet t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si autoriteti përgjegjës për mbledhjen e të ardhurave nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në mbështetje të ligjit nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, Udhëzimit Nr. 2727, datë 04.02.2019 “Për procedurat e zbatimit të ligjit Nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” dhe të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës luan vetëm rolin e agjentit tatimor, i cili mbledh të ardhurat për llogari të buxhetit të shtetit. |
E plotë |
Nuk ka |
18. |
28.04.2021 |
Kërkesë për informacion në lidhje me vlerën monetare të grumbulluar ndërvite, nga procesi i rivlerësimit të apartamenteve që u privatizuan nga qytetarët shqiptarë, me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”. |
10.05.202 1 |
ASHK nuk disponon informacion në lidhje me vlerën monetare të grumbulluar ndër vite, nga procesi i rivlerësimit të apartamenteve që u privatizuan nga qytetarët shqiptarë, me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”. Nxjerrja e një informacioni të tillë është teknikisht e pamundur. Në mbështetje të ligjit nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, Udhëzimit Nr. 2727, datë 04.02.2019 “Për procedurat e zbatimit të ligjit Nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” dhe të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës luan vetëm rolin e agjentit tatimor, i cili mbledh të ardhurat për llogari të buxhetit të shtetit. Sikurse parashikohet dhe në nenin 18 të Udhëzimit Nr. 2727, datë 04.02.2019, vlera e tatimit mbi të ardhurat nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme (3%), që paguhet nga individi, kalohet nga çdo drejtori vendore e ASHK-së, në llogarinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme në buxhetin e shtetit, në drejtoritë tatimore përkatëse. Nga ky proces, ASHK përfiton vetëm tarifën e shërbimit për rivlerësimin e pasurisë. Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me qëllimin dhe destinacionin e taksave dhe tatimeve, përcaktohen në legjislacionin e buxhetit të shtetit të vitit buxhetor dhe janë të publikuara në strategjinë për menaxhimin e financave publike të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. |
E plotë |
Nuk ka |
19. |
19.05.2021 |
Kërkesë për informacion në lidhje me lejet e legalizimit të dhëna gjatë periudhës 1 dhjetor - 1 maj 2021. |
25.05.2021 |
Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion në lidhje me lejt e legalizimit të dhëna gjatë periudhës 1 dhjetor- 1 maj 2021, ju bëjmë me dije se : Gjatë vitit 2019 janφ legalizuar në total 12.018 ndërtime pa leje. Gjatë vitit 2020 janë legalizuar në total 20.991 ndërtime pa leje . Gjatë periudhës Janar-30 Prill 2021 janë ndërtime pa leje. |
E plotë |
Nuk ka |
20. |
01.06.2021 |
Kërkesë për informacion/kopje të dokumentacion it që zyra vendore e ASHK Përmet ka admnistruar në kuadër të trajtimit së tokës bujqësore si dhe aplikimin e masave administrative kundrejt punojësve të agjencisë |
22.06.2021 |
Në përgjigje të shkresave tuaja nëpërmjet të cilave kërkoni informacion/kopje të dokumentacionit që zyra vendore e ASHK Përmet ka admnistruar në kuadër të trajtimit së tokës bujqësore si dhe aplikimin e masave administrative kundrejt punojësve të agjencisë, ju bëjmë me dije si më poshtë, vijon ; Të gjitha subjektet e interesuara, dukevpërfshirë këtu institucionet publike dhe ato private,kërkesën për informacion pranë drejtorive vendore të ASHK, e paraqesin në rrugë digjitale on-line, e cila është parashikuar shprehimisht në pikën 6 të VKM-së Nr.389, datë 13.05.2020 “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale” në zbatim të nenit 63 të Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”. Gjithashtu në nenin 9 dhe pikën 3 të nenit 45 të Kodit të Proçedurës Admnistrative, si dhe Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,i ndryshuar, sanksionohet mbrojtja dhe ruajtja e konfidencialitetit nga organi publik si një detyrim ligjor, për pasojë dhënia e dokumentacionit mund të kryhet vetëm ndaj subjekteve që janë pronar ose që provojnë se kanë interes të ligjshëm mbi pasurinë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk mohon ose pengon dhënien e informacionit kundrejt subjekteve kërkuese qofshin ato publike apo private për sa kohë plotësojnë kushtet e parshikuara ne ligj. Në vijim ju sjellim në vëmendje se, aplikimi i masave administrative dhe disiplinore kryhet nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, e për më tepër shoqëria juaj tregtare nuk ka tagrin për të rekomaduar ndaj institucioneve publike aplikimin e këtyre masave. Nisur nga ankesa juaj Agjencia Shtetërore e Kadastrës, jugaranton angazhimin e saj maksimal për zbatimin me përpikmëri të Ligjit Nr.111/2018 “Kadastrën” dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi. |
E plotë |
Nuk ka |
21. |
07.06.2021 |
Kërkesë për memorandum bashkëpunim |
14.07.2021 |
Në përgjigje të kërkesës tuaj për memorandum bashkëpunimi, ju bëjmë me dije se: Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ushtron veprimtarinë dhe kompetencat e saj administrative, në bazë dhe për zbatim të Ligjit 111/2018 “Për kadastrën”, Ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në R.SH” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. ASHK-ja në zbatim të ligjit nr.111/2018 dhe ligjit 20/2020, ka si funksion kryesor regjistrimin e titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme, përfundimin e proceseve kalimtare administrativo-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private në R.SH, si dhe të inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre. Në pikën 1, të nenit 68, të ligjit 111/018, përcaktohet se: “ASHK-ja, bashkërendon veprimtarinë me Avokaturën e Shtetit, Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Arkivin e Shtetit, Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, organet e vetëqeverisjes vendore dhe çdo institucion apo strukturë tjetër, veprimtaria e të cilit lidhet me çështjet e pronësisë.” Gjithashtu, në pikën 6, të nenit 28, të ligjit 111/2018, parashikohet se: “ASHK-ja siguron akses të drejtpërdrejtë në kadastrën digjitale për organet që ushtrojnë ndjekjen penale dhe agjencitë ligjzbatuese…”. Nga sa parashtrohet në kërkesën tuaj, sqarojmë se lufta kundër korrupsionit, ruajtja e sigurisë kombëtare, sigurinë kibernetike, mbrojtjen e interesave të shtetit etj., janë detyra që legjislacioni shqiptar, ia njeh dhe ia ngarkon organeve që ushtrojnë ndjekjen penale dhe agjencive ligjzbatuese dhe jo ASHK-së, apo një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar sikurse është MSI-j. Në lidhje me kërkesën për bashkëpunim mbi sigurimin e pronës, sqarojmë se veprimtaria kadastrale ushtrohet në transparencë dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë, palë apo subjekte të interesuara, në çështjet që kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme(neni 5, ligji 111/2018). Sa më sipër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ju garanton angazhimin e saj maksimal për zbatimin me përpikmëri të Ligjit Nr.111/2018 “Kadastrën”, Ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve…” dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi. |
E plotë |
Nuk ka |
22. |
28.07.2021 |
Në përgjigje të kërkesës suaj administruar në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së, me anë të së cilës kërkoni informacion po ju informojmë sipas pyetjeve tuaja, si më poshtë : |
02.08.2021 |
Pyetja 1. Dixhitalizimi i Hartave Kadastrale ka nisur me krijimin e sistemit të regjistrimit të pasurive sipas Ligjit 7843, dt. 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Pyetja 2 Dixhitalizimi i Hartave Kadastrale është kryer në kuadër të Proçesit të Regjistrimi fillestar. Ky proçes gjatë viteve është kryer nga: Struktura të caktuara të ngriturapër këtë qëllim Njësia e menaxhimit të projektit (NMP),e cila ka operuar gjatë periudhës 1994 – 2006, e ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave.( VKM 299 dt.04.07.1994 “Për realizimin e projektit të SRPP dhe sigurimin e mjediseve të regjistrimit, si dhe VKM 159 dt.21.03.2006 “Për mbylljen e NMP përSRPPdhetransferim in e funksioneve të saj ZQRPP”). Projekti i Përmirësim / Përditësimit dhe Regjistrimit Fillestar - Strukturëe Agjencisë Shtetërore, të Kadastrës(dhe më parë e ish Zyrës së Regjistrimt të Pasurive të Paluajtshme), engritur në vitin 2016 me Vendim tëBordit Drejtues të ZRPP (sotKëshilli Drejtues i ASHK).Ky Projekt vazhdon të jetë funksional. Operatorë (kompani) të kontraktuaranga vetë institucioni nëkuadër të projekteve tëndryshme, apo të kontraktuar nga subjekte të treta në kuadër tëmarrëveshjeve/ kontratave ndërmjet këtyresubjekteve dhe institucionit:Datech shpkARD Blom Info A/S (Niras) JV Tracasa & Inypsa CSI piemonte Geo consulting sh.p.k , etj. GeoPoint – AL sh.p.k Lorenco & Co sh.p.k XYZ sh.p.k Land & Co sh.p.k Pyetja 3. Aktualisht dixhitalizimi i Hartave Kadadastrale vijon të kryhet në kuadër të procesit të Regjistrimit Fillestar, si dhe të procesit të Përmirësim / Përditësimit të pasurive të paluajtshme. Këto procese kryhen për Zona Kadastrale të caktuara (pra nuk kryhet për të gjithë territorin e vendit njëkohësisht). Pyetja 5. Drejtoria e Përgjithshme nuk mund të gjenerojë të dhënat e kërkuara nga ju, në lidhje me numrin e proçeseve gjyqësore me objekt “ndërhyrje në sistem dhe lëshimin e dokumentave administrative nga kadastra”.Ky informacion nuk disponohet në sistemin tonë të çështjeve gjyqësore, pasi ASHK-ja mbledh dhe gjeneron të dhëna të përgjithshme dhe jo sipas specifikës së çështjes. Pyetja 6. Nga 3057 Zona Kadastrale në total në Republikën e Shqipërisë, në 2748 prej tyre ka përfunduar procesi i dixhitalizimit të Hartave Kadastrale. Megjithatë edhe për këto zona vijohet me procesin e Përmirësim / Përditësimit të informacionit të tyre, që ka për qëllim plotësimin e tyre, si dhe sjelljen e tyre në standardet aktuale Në lidhje me pyetjet 4 dhe 7 ju informojmë se nuk mund të japim informacion pasi nuk disponohet nga ASHK, për të bërë të mundur dërgimin e një informacioni sa më të saktë subjekti duhet të specifikojë më qartë kërkesat duke saktësuar dhe zona të caktuara kadastrale. Për cdo infomacion më të detajuar mund të aplikohet pranë Drejtorive Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në përputhje me Vkm nr.389/2020. |
E plotë |
Nuk ka |
23. |
01.09.2021 |
Kërkesë për informacion në lidhje me të gjithë individët që kanë realizuar rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme për vitet 2020-2021 |
06.10.2021 |
Në përgjigje të kërkesës suaj ju bëjmë me dije se : Për periudhën Shkurt- Dhjetot 2020, kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurisë gjithsej 34284 individë. Për periudhën Janar- Shtator, kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurisë gjithsej 23758 individë. |
E plotë |
Nuk ka |