- 1.Legalizimet
- 2.Legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit
- 3. Leje Legalizimi të regjistruara.
- 4. Formalizimi i objekteve të ndërtuara para vitit 1991.
- 5. Numri i shërbimeve kadastrale në vite.
- 6. Koha mesatare e dhënies së shërbimit.
- 7. Aplikime pa përgjigje
- 8. Numri i aplikimeve me AV (Akt Verifikimi)
- 9. Kohëzgjatja e vonesave të theksuara, në përgjigje.
- 10. Regjistrimi i AMTP-ve
- 11. Proceset gjyqësore
- 12. Apelimi
- 13. Portali i Bashkëqeverisjes
- 14. Procesi i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore
- 15. Të ardhurat e realizuara në vite
- 16. Sistemi i zyrave
- 17. Ecuria e Përmirësim/Përditësimit të Zonave Kadastrale.
- 18. Procesi i Përmirësim / Përditësimit të pasurive të paluajtshme.
- 19. Digjitalizimi i Kartelave të Pasurive të Paluajtshme.
- 20. Ngarkimi i pasurive në sistemin ALBSReP.
- 21. Informatizimi i sistemit.
- 22. Risitë e nëntorit
Ky indikator mat numrin e lejeve të legalizimit, të dhëna në vite nga ish-ALUIZNI dhe sot nga ASHK. Në numrin e përgjithshëm të Lejeve të legalizimeve, nuk janë përfshirë legalizimet e apartamenteve / njësive të shërbimit të pallateve të braktisura, proces nga i cili kanë përfituar rreth 12.000 njësi.
Tabela për progresivin e lejeve të legalizimit.
PERIUDHA: | LEJE LEGALIZIMI 2006 - 2020 |
---|---|
2006-2009 | 1.583 |
2010 | 3.404 |
2011 | 7.410 |
2012 | 13.179 |
2013 | 21.750 |
2014 | 37.044 |
2015 | 61.792 |
2016 | 110.143 |
2017 | 136.594 |
2018 | 166.745 |
2019 | 178.763 |
2020 | 199.754 |
Në këtë grafik, nuk janë përfshirë 12.000 njësitë (apartamente / njësi shërbimi) të legalizuara përmes VKM 19/2017 për legalizimet e pallateve të braktisura.
Leje Legalizimi sipas viteve.
VITI: | LEJE LEGALIZIMI |
---|---|
2006-2009 | 1.583 |
2010 | 1.821 | 2011 | 4.006 |
2012 | 5.769 |
2013 | 21.750 |
2014 | 15.294 |
2015 | 24.748 |
2016 | 48.351 |
2017 | 26.451 |
2018 | 30.151 |
2019 | 12.018 |
2020 | 20.991 |
Total | 199.754 |
Koment: Rënia e theksuar e numrit të legalizimeve në vitin 2019, erdhi si pasojë e miratimit në janar të atij viti të një ndryshimi në Ligjin e taksave vendore, që kushtëzonte legalizimin me pagesën paraprake të taksës së ndikimit në infrastrukturë. Kjo gjë u ndreq vetëm në gusht 2020 dhe dha menjëherë efekt në rritjen gati në dyfishim të numrit të legalizimeve.
Procesi i legalizimit të pallateve, ndahet në dy kategori, në pallatet e zakonshme të pabanuara dhe në pallatet e braktisura nga ndërtuesit dhe të banuara. Problematika e trashëguar ka qenë kjo e dyta. Në këtë kategori, përfshihen pallatet pa leje ndërtimi, me shkelje të lejes së ndërtimit, rastet kur ndërtuesi ka falimentuar apo e ka braktisur procesin e legalizimit, etj dhe ndërkohë objekti është i banuar.
Të dhënat: 636 pallate të formalizuar gjatë periudhës 2014-2020, ose: Rreth 12.000 familje dhe rreth 1200 aktivitete ekonomike dhe shërbimi
Koment: Për zonat urbane, ky proces është një histori suksesi, me të njëjtën rëndësi si vetë procesi i legalizimeve për zonat rurale
Regjistrimi dhe certifikimi i lejeve të legalizimit, ka qenë vazhdimisht një çështje mosmarrveshje midis ALUIZNI-t dhe ZRPP. Kjo për faktin se vit pas viti në ZRPP ishte krijuar një stok që sa vinte dhe shtohej i lejeve të legalizimit të dhëna.
Koment: Për herë të parë në vitin 2019 dhe 2020, numri i lejeve të regjistruara ka filluar të kalojë numrin e lejeve te dhëna, duke ardhur gjithnjë në rritje. Kjo me qëllimin për të evaduar stokun e legalizimeve të paregjistruara.
Përfshin formalizimin e banesave të vjetra të ndërtuara në të gjitha epokat përpara vitit 1991 dhe të cilat nuk kanë qenë regjistruar asnjëherë në ZRPP. Procesi ka filluar në vitin 2012 nga Bashkitë, mbi bazën e VKM nr. 608/2012, “Për përcaktimin e procedurës ...”. Me VKM 442/2018 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit ...”, kjo procedurë që ishte funksion i Bashkive, kaloi në ngarkim të ish-ALUIZNI-t. Sot procesi kryhet nga ASHK. Me hyrjen në fuqi të VKM-së Nr. 827 datë 30.09.2020 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”, VKM 442 është shfuqizuar.
Tabela e objekteve të formalizuara nga Bashkitë dhe ASHK sipas viteve:
Koment: Për periudhën 2012-2018, që ky proces u ka qenë deleguar Bashkive, mund të thuhet se ka qenë praktikisht i braktisur, me një mesatare prej rreth 100 objektesh të formalizuara në vit në rang Republike. Për vitin 2020, që procesi i ka kaluar ASHK-së, ritmet janë mbi 10-fishuar dhe parashikohet të mbahet një normativë vijuese prej 20-fishi.
Në vetvete numri i shërbimeve kadastrale të kryera (ndaj qytetarëve dhe institucioneve) nuk është tregues performance nga njëri vit në tjetrin, por jep në mënyrë sasiore aktivitetin e kryer nga Institucioni.
Në shifrën e vitit 2020 nuk janë përfshirë shërbimet pa pagesë të dhëna ndaj OFL (rreth 60.000 shërbime), si dhe shërbimet dhënë në kuadër të procesit të rindërtimit (rreth 140.000 shërbime). Parashikimi për një rritje e numrit të shërbimeve, si rezultat i shtimit të fluksit të aplikimeve për rivlerësimin u tejkalua, në 1.117.411 shërbime, nga rreth 1.100.000 të projektuara.
Koment: Me mbylljen e vitit 2020, konstatohet që edhe ky vit ka ruajtur të njëjtin trend numri aplikimesh dhe shërbimesh ndaj qytetarëve si vitet e kaluara.
Shërbimet në vite, sipas Financës:
6. Koha mesatare e dhënies së shërbimit.
Ky indikator përcakton kohën mesatare (në ditë) të dhënies së shërbimit nga sportelet e shërbimit të kadastrës. Indikatori është përcaktuar si diferencë midis ditës së aplikimit nga ana e qytetarit dhe ditës së marrjes së shërbimit. Janë përfshirë në llogaritje të gjitha aplikimet e kryera brenda një viti, si ato me përgjigje ashtu edhe aplikimet pa përgjigje. Për aplikimet që rezultojnë pa përgjigje në atë vit, si datë përgjigje, është vendosur data 31 Dhjetor e po atij viti ( psh . shifra 101 e vitit 2015 tregon diferencën e ditëve nga data kur është kthyer përgjigje deri në datën e aplikimit).
Koment: Ky është një nga indikatorët më të rëndësishëm të performancës së një institucioni që ka si bazë dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Eshtë kaluar nga një maksimum prej një mesatareje prej 101 ditësh (2017) në një mesatare prej 24 ditësh (2020). Ngritja e kësaj kurbe në vitin 2019, është shkaktuar kryesisht në muajt e tranzicionit të fuzionit të institucioneve.
7. Aplikime pa përgjigje.
Ky indikator paraqet ecurinë e numrit të aplikimeve të qytetarëve që nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje për aplikimet e bëra prej tyre. E shprehur kjo, në shifra dhe në përqindje, në raport më numrin e përgjithshëm të aplikimeve të atij viti
Koment: Është e rëndësishme të theksojmë këtu që këto shërbime të pakryera janë të gjitha të parapaguara nga qytetarët, megjithëse nuk e kanë marrë kurrë shërbimin. Kjo do të thotë që për 5 vjetët 2015-2019, figurojnë rreth 450.000 shërbime të paguara dhe të padhëna, me një vlerë prej rreth 10 milion USD. Praktikisht kjo mund të quhet vjedhje shtetërore dhe është një nga arsyet e namit shumë të keq të zyrave të ish ZRPP.
Koment: Një nga indikatorët më të rëndësishëm të performancës së një institucioni që ka si bazë dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Është kaluar nga një maksimum prej 30% të aplikimeve pa përgjigje (2015), në një mesatare prej 1,2% aplikime pa përgjigje (2020). Ngritja në 27,1% e kurbës në vitin 2019, është shkaktuar kryesisht në muajt e tranzicionit të fuzionit të institucioneve.
8. Numri i aplikimeve me AV (Akt Verifikimi)
Ky indikator tregon ecurinë e aplikimeve për të cilat është kërkuar plotësim dokumentacioni nga ana e institucionit ( ish-ZRPP, sot ASHK). Grafiku tregon ecurinë e numrit të aplikimeve për shërbimin Akt Verifikimi (AV) për plotësim dokumentacioni, 2015-2020. AV-të kanë qenë një nga mënyrat më të zakonshme të fshehjes së defekteve në shërbime. Sa herë që zyrat e ZRPP kishin vonesa masive në dhënien e shërbimit, ju kërkonin masivisht qytetarëve plotësime dokumentacioni për gjëra që në fakt disponoheshin brenda vetë zyrave përkatëse.
Koment: Një nga indikatorët më të rëndësishëm të demonstrimit të performancës së fshehtë të institucionit. Eshtë kaluar nga një maksimum prej gati 70.000 AV (2017) në 42.000 AV (2020). Ngritja e egzagjeruar e kësaj kurbe në vitin 2017 i dedikohet faktit të kërkesës së shtuar të llogarisë nga ana e KM për përgjigjet ndaj publikut në atë moment, që pati si pasojë që ZRPP emetoi me dhjetramijë AV të pakuptimta
9. Kohëzgjatja e vonesave të theksuara, në përgjigje.
Ky indikator analizon vetëm ato aplikime të qytetarëve, për të cilët ka pasur vonesa të mëdha (mbi 90 ditë nga dita e aplikimit), e shprehur në përqindje si raport midis numrit total të aplikimeve me numrin e aplikimeve me vonesa mbi 90 ditë. Ky indikator nuk përfshin aplikimet që nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë.
Koment: Një nga indikatorët më të rëndësishëm të performancës së një institucioni që ka si bazë dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Është kaluar nga një maksimum prej 7.1% të aplikimeve me përgjigje të kthyera me vonesa më shumë se 90 ditë (2015), në një mesatare prej 2.5% të aplikime me vonesa mbi 90 ditë (2020). Ngritja 7.5% e kurbës në vitin 2019, është shkaktuar kryesisht në muajt e tranzicionit të fuzionit të institucioneve.
10. Regjistrimi i AMTP-ve
Procesi i rregjistrimit të tokës bujqësore është një nga detyrat më të mëdha që i dalin Kadastrës Shqiptare mbi bazën e ligjit 20/2020. Por aktualisht është e pamundur të nxirren të dhëna pasi qoftë nga Ministria e Bujqësisë dhe qoftë nga ish ZRPP nuk janë mbajtur evidenca mbi ecurinë e këtij procesi në vite. Ndërkaq, procesin e kanë komplikuar edhe faktorë të tjerë si, ndryshimet e shpeshta ligjore ndër vite, zgjatja e procesit jashtë çdo limiti kohor për gati 3 dekada, përfshirja e shumë institucioneve të ndryshme dhe të ndryshumeshme kohë pas kohe, etj. Nga ana jonë jemi duke punuar pikërisht për të gjeneruar të dhëna paraprake, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për të matuar avancimin e këtij procesi deri më sot, por edhe ndjekjen e tij në të ardhmen. Në përgjithësi rezultojnë të jenë dhënë në total rreth 454.500 AMTP: Janë rreth 20.000-25.000 AMTP të reja që parashikohen për t’u plotësuar (që nuk janë pajisur me AMTP në bazë të ligjit 9948/2008 dhe ligjit 171/2014, afati zbatimit të të cilave ka përfunduar në 31.12.2019). Nga raportimet e ish ZQRPP-së për vitin 2018 rezulton se janë regjistruar 2995 AMTP. Nga shifrat e periudhës Janar-Tetor 2019, rezultojnë se janë përcjellë nga Bashkitë dhe janë regjistruar 958 AMTP të reja. Ritmi i pajisjes me AMTP nga Bashkitë ka qenë shumë i ulët, rreth 1 mijë AMTP në vit.
Tabela me AMTP të plotësuara sipas Bashkive dhe informacioni nga DAMT
Tabela me AMTP të plotësuara sipas Bashkive dhe informacioni nga DAMT
Koment: Megjithë rëndësinë e procesit të regjistrimit të tokës bujqësore, për shkak të mungesës së të dhënave historike si nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, nga ana e Bashkive dhe Qarqeve, si edhe nga ana e ish-zyrave të ZRPP, ka qenë e pamundur të ndërtohet një pasqyrë e qartë e vijimit të këtij procesi ndër vite.
Në këto kushte, nga ana jonë po përpunohet një material informativ i veçantë.11. Proceset gjyqësore
Ky indikator ka për qëllim që, në gjyqet ku ASHK është palë, të tregojë trendin e gjyqeve të fituara në raport me numrin e gjyqeve të humbura.
Koment: Ky indikator monitorohet për herë të parë.
Rritja e numrit të çështjeve gjyqësore të fituara nga institucioni, ka lidhje direkte:
-me përgjegjshmerinë e përfaqësuesve të institucionit në gjykim; dhe
-me saktësinë e vendimarrjeve të institucionit që janë kundërshtuar në gjykatë.
12. Apelimi
Ky indikator ka për qëllim të tregojë trendin e ankimeve administrative ndaj vendimmarrjeve të institucionit
Koment: Ky indikator monitorohet për herë të parë. Ulja e numrit të ankimimeve administrative, ka të bëjë direkt me rritjen e saktësisë së vendimarrjeve të institucionit, gjë që ul mundësinë dhe nevojën për ankimim administrativ.
13. Portali i Bashkëqeverisjes
Portali “Shqipëria që duam" është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi, e cila ofron një mënyrë komunikimi me publikun, më të shpejtë e më efikase se letrat e shkruara me dorë. Portali ofron mundësinë e marrjes së përgjigjes në një kohë prej 10 ditë pune. Portali ka filluar funksionimin në Nëntor 2017 dhe administrohet nga Zyra e Bashkëqeverisjes, Agjencia për Dialog e Bashkëqeverisje, në Kryeministri. Ky indikator paraqet trendin e numrit të ankesave të drejtuara në Portalin e Bashkëqeverisjes, sipas viteve për ish-ZRPP, ish-ALUZINI dhe që nga muaji Qershor 2019, për ASHK-në.
Koment: Ky indikator monitorohet për herë të parë. Ulja e numrit të ankimimeve në portalin “Shqipëria që duam", ka të bëjë direkt me rritjen e produktivitetit të institucionit.
14. Procesi i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore
Evidenca e VKM-ve për kalim/kompensim/korrigjim, sipas viteve.
Grafiku i mëposhtëm, paraqet numrin e VKM-ve për kompensimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet informale
15. Të ardhurat e realizuara në vite
Të dhënat përfshijnë të ardhurat e realizuara nga ASHK që nga periudha e krijimit të saj (Mars 2019), si dhe institucionet e përfshira tashmë në të, ish ZRPP dhe ish ALUIZNI, sipas viteve përkatëse. Të Ardhurat dhe shpenzimet në nivel kombëtar, për periudhën 2008 - Tetor 2020:
Komente: Ky indikator në vetvete nuk flet për performancën e Institucionit.
- Për periudhën 2008-2012, shpenzimet tejkalojnë të ardhurat, pasi në atë periudhë ZRPP ka qenë institucion tërësisht buxhetor.
- Për periudhën 2012-2019, të ardhurat tejkalojnë shpenzimet, pasi me ligjin e vitit 2012, ZRPP u kthye në institucion me vetë financim.
- Për periudhën 2019-2020, shpenzimet tejkalojnë të ardhurat, pasi Institucionit i janë bashkuar funksione dhe institucione të tjera që nuk krijojnë të ardhura dhe pa u shoqëruar me faturën financiare të tyre.-ta heq
Situata aktuale financiare.
Për periudhën qershor-dhjetor 2020 do të rezultojë një stok prej rreth 50.000 aplikimesh me vlerë fature rreth 30.000.000 lekë, shërbime të cilat janë ofruar nga ASHK dhe nuk janë paguar nga Institucionet përkatëse. Kjo vetëm për Institucionet për të cilat ligji parasheh procedurën e paspagimit. Këtu përfshihen institucione si Prokuroritë, Gjykatat, Policia e Shtetit, sistemi i institucioneve të Vetingut, ILDKPI, Autoriteti i pastrimit të parave, Autoriteti i pasurive të sekuestruara, etj. Për institucionet e tjera, për të cilat ligji parasheh procedurën e parapagimit, ky stok shërbimesh është shumë më i madh, duke shkuar në rreth 150.000 aplikime. Këtu përfshihen gjithë institucionet e tjera, si Tatimet, Doganat, Avokati i Shtetit, ATP, Njësitë Vendore, Institucionet Qendrore, etj. Në këto shifra nuk janë përfshirë shërbimet pa pagesë të dhëna ndaj OFL (rreth 60.000 shërbime), si dhe shërbimet dhënë në kuadër të procesit të rindërtimit (rreth 140.000 shërbime).
16. Sistemi i zyrave
Situata me godinat ku ishin vendosur zyrat e ZRPP në vitin 2019, ishte shumë e keqe. Një pjesë e konsiderueshme e drejtorive rajonale ishin të vendosura në ambiente private të mara me qera, një pjesë tjetër ishin vendosur në godina bashkërisht me institucione të tjera dhe vetëm një pjesë e vogël ishin vendosur në ambiente të vetat pavarësisht se edhe këto përgjithësisht të pamjaftueshme dhe në gjendje të keqe. Me Bashkimin e institucioneve situata fillimisht u rëndua edhe më shumë.
Brenda një viti, situata ka ndryshuar me themel.
- Është përfunduar vendosja në godina të reja për 8 Drejtori Rajonale.
- Janë kaluar në pronësi të vetë institucionit shumica e zyrave të tjera që ende nuk kishin as dokumentacionin e pronësisë për vetë zyrat e veta.
- Janë në proces restaurimi 3 drejtori vendore.
Duhet patur parasysh se përmirësimi i situatës së infrastrukturës së godinave të institucionit, ka lidhje direkte me:
- Përmirësimin e dinjitetit të shtetit;
- Përmirësimin e performancës dhe kushteve të punës së stafeve;
- Ruajtjen e arkivave të trashëguara dhe atyre që shtohen vazhdimisht.
Koment: Duke patur parasysh rëndësinë e arkivave që administrojnë këto zyra në një shtet serioz, zyrat e kadastrës janë nga institucionet më të rëndësishme të shtetit
17. Ecuria e Përmirësim/Përditësimit të Zonave Kadastrale.
Tabela e mëposhtme pasqyron numrin e Zonave Kadastrale të përditësuara ndër vite.
18. Procesi i Përmirësim / Përditësimit të pasurive të paluajtshme.
Tabela e mëposhtme paraqet ecurinë e procesit të përmirësim/përditësimit të pasurive të paluajtshme
19. Digjitalizimi i Kartelave të Pasurive të Paluajtshme.
Tabela e mëposhtme pasqyron numrin e pasurive të paluajtshme të përditësuara ndër vite.
Koment: Të tre këta indikatorë (17, 18, 19) janë në rritje të theksuar gjatë vitit të fundit, megjithëse gjatë kësaj periudhe janë realizuar kryesisht me burime të vetat të institucionit.
20. Ngarkimi i pasurive në sistemin ALBSReP.
Tabela e mëposhtme paraqet ecurinë në vite të pasurive të ngarkuara në sistemin elektronik të pasurive të paluajtshme ALBSReP.
Koment: Në krahasim me vitet paraardhëse, në vitin 2020 ka një rënie të theksuar të numrit të pasurive të ngarkuara në sistem. Kjo ndodh themelisht prej faktit që në vitet paraardhëse numri i pasurive të ngarkuara në sistem ka qenë vërtet i madh, por saktësia e tyre ka qenë shumë e ulët (raporti i VBB sipas të cilit 80% e pasurive duhen rimatur). Në ndryshim prej tyre, pasuritë e ngarkuara në sistem në vitin 2020, janë me saktësi të lartë dhe nuk kanë nevojë për saktësime shtesë.
21. Informatizimi i sistemit.
Dhënia e shërbimit kadastral direkt në e-Albania
- 06.01.2020, Ofrimi i shërbimeve digjitale. Nga kjo datë, të gjitha aplikimet për shërbimet e kadastrës (69 shërbime të ndryshme) janë mundësuar të kryhen online përmes platformës qeveritare e-Albania. Sipas kësaj procedure janë ofruar 753.080 shërbime.
- 17.05.2020, Nga kjo datë, me prezencën e Kryeministrit, u lançua projekti për kryerjen e pagesave online nëpërmjet Payment-Gateway në portalin Qeveritar e-Albania. Risi për këto aplikimet që paguhen nga Payment-Gateway është se merret shërbimi direkt në e-Albania në “Dokumentet e mia”, për 1.682.265 pasuri të digjitalizuar nga rreth 4 milion pasuri në total. Gjithashtu risi tjetër e rëndësishme është dhënia e shërbimit më frekuente, në mënyrë të menjëhershme për rreth 1,7 milion pasuri të digjitalizuara, në rast se pagesa bëhet me Kartë Debiti/Krediti ku janë paguar online gjithsej .
- Datw xxx portali ASHK per institucionet
Pasojat pozitive të këtyre risive:
-Rritja e shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve;
-Dhënia në kohë reale e shërbimeve frekuente;
-Shmangia e korrupsionit;
-Shkurtim i burokracive.
22. Risitë e nëntorit
Nga 1 nëntori 2020, do të aplikohen disa risi të rëndësishme, që përmirësojnë thelbësisht shërbimin ndaj qytetarëve / bizneseve / institucioneve.
1. Shtimi i Modulit për Ofrimin e Shërbimeve për Institucionet.
Shtimi këtij moduli do të mundësojë rritjen e shpejtësisë (në një pjesë të shërbimeve, edhe në kohë reale) së marrjes së informacionit zyrtar nga institucionet shtetërore (ILDKPI, Bashkia, Prokuroria, Policia, OPGJ, OFL, DDPP, Avokatura e Shtetit, AIDA, KPK, etj.). Gjithashtu, lehtësi për kryerje aplikimesh dhe për gjenerimin e faturave financiare mbi shërbimet e aplikuara. Hyrja në funksionim e këtij moduli, do lehtësojë dhe përmirësojë edhe funksionimin e modulit ekzistues të shërbimit për qytetarët.
2. Hyrja në fuqi e VKM për modelet.
-Rrit saktësinë e Regjistrit dhe të përpunimit të të dhënave kadastrale;
- Përmirësohet performanca në afatet e dhënies së shërbimeve.
- Përmirësohet cilësia materiale dhe garancia e shërbimeve të ofruara.
3. Hyrja në fuqi e tarifave të diferencuara (shërbimet elektronike të përshpejtuara).
Jep mundësinë e marrjes në kohë të përshpejtuar të shërbimeve të nevojshme. Ndikon në aspektin socio-ekonomik të qytetarëve / bizneseve).
4. Portali “ASHK për Institucionet”