Play Video
𝐙𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐥𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐊𝐞𝐧𝐞𝐭𝐞𝐬 në Durrës janë ndër zonat më të mëdha informale të ndërtuara në vend. Ato kanë filluar të ndërtohen që në vitet 1992-1993 dhe kanë vijuar të ndërtohen deri në vitet e fundit. Në ndryshim nga shumë zona të tjera ku ndërtimet pa leje janë të përziera me ndërtime të ligjshme, këtu kemi të bëjmë me zona 100% informale.
Në dy Zonat Kadastrale 8511–8517 që mbulojnë kryesisht zonat e Spitallës dhe Kënetës, deri tani rezultojne të jenë kryer 5410 legalizime. Shumica dërmuese e këtyre legalizimeve rreth 90% janë banesa 1 ose 2 familjare, ndërsa pjesa tjetër janë objekte shërbimi dyqane apo punishte të vogla. Gjithsej këto dy zona kanë rreth 6000 objekte informale, shifra e saktë e të cilëve do të dali vetëm në fund të procesit.
Legalizimet e para sporadike i përkasin vitit 2010, për të vijuar në mënyrë massive pas vitit 2013, për të arritur në një pik prej 1614 legalizimesh në vitin 2016, pas të cilit procesi ka ecur me ritmet e rreth 300 legalizime cdo vit.
Me qëllim krehjen e detajuar të territorit, puna e Drejtorisë së Kadastrës Durrës u përqëndrua fillimisht në Zonën e Spitallës.
Një nga problemet e ndeshura gjatë procesit të legalizimeve është edhe mungesa e personave në banesa për të bërë të mundur kryerjen e matjeve në terren nga punonjësit e Kadastrës. Ky problem në shumë raste ka ngadalësuar avancimin e procesit, pasi është dashur që punonjësit e Kadastrës të kthehen për here të dytë apo të tretë në të njëtin objekt.
Gjithashtu mbeten edhe nje numër i kufizuar (më pak se 100), që nuk plotesojnë kriteret e legalizimit sipas dispozitave të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve Kalimtare të pronësisë në RSH”.
Tashmë që zona e Spitallës e përmbylli këtë proces, brenda muajve në vijim do të përmbyllet ky proces 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐞𝐧𝐞𝐭𝐞𝐬.
Për këtë, i bëhet thirrje të gjithë banorëve që të përpiqen të kenë vazhdmisht një person në banesë. Edhe në rastin e banorëve që janë në emigracion, kjo mund të mundësohet përmes një fqinji apo të afërmi, të cilit mund ti jepet e drejta e hyrjes në banesë.
Gjithashtu ftohen banorët e Zonës së Kënetës që, edhe nëse nuk janë gjatë ditës në banesë për arsye pune, të lenë një numër telefoni për të mundësuar kontaktin e punonjësve të Kadastrës me ta.
𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐢 𝐃𝐢𝐭𝐞𝐬 𝟏𝟏 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟐
Post Views:
1 074