SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS


Datë 19.07.2021


Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante,


I. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Skrapar: Specialist (1), në profilin: Jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”. Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

• Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Për pozicionet “Drejtor” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Master Shkencor “, në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion në organet e administratës shtetërore. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
  • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi dhe të mos kenë, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
  • Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Të ketë aftësi për të respektuar afatet;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
    Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
  1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Çertifikatë familjare
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
  8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),
  9. Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor).
  10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
  11. Formularin e dekriminalizimit
  12. Vërtetim që nuk ka, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
  13. Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
  14. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.

  • Shpallja e rezultateve të konkurimit

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

*Për detaje ju lutem klikoni për të parë dokumentin e mëposhtëm.

You May Also Like