THIRRJE PËR PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS

 

 

THIRRJE  PËR  PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

 

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën thirrje për pozicionet vakante nëpër drejtoritë si më poshtë vijon:

 

DVASHK Durrës-Kavajë-Krujë

DVASHK Fier

DVASHK Elbasan

DVASHK Gjirokaster

DVASHK Lezhë

DVASHK Sarandë

DVASHK Shkodër

DVASHK Tiranë Jug

DVASHK Kamëz-Vorë

DVASHK Tiranë Rurale 1

Qendra e Kadastrës Digjitale

 

Specialist,  në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë. Juridik

Kategoria IV-3. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.  

 

Lloji i Kontratës: Kontratë punë me afat të caktuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

        Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar.

        Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

        Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse. 

        Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë.


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. 

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë: 

a) Kërkesë/letër interesi, për drejtorinë  për të cilën është i  interesuar kandidati.  

b) Jetëshkrim (CV)

c)     Fotokopje të diplomës Bachelor ose/dhe Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;  

d)     Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, [email protected]

 

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së konkurimit. 

 

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 04.07.2025.  

 

Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Me datë 17.07.2025, sektori i burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail).

Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me: a – arsimimin, përvojën, trajnimet dhe njohuritë e lidhura me fushën, deri në 40 pikë;  b – intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë;  Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

Komisioni shqyrton dhe vlerëson aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidatët më të përshtatshëm.

 

Shpallja e rezultateve 

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

 

DREJTORI I PERGJITHSHEM 

LORENA GOXHOBELLI

 

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/