AGJENCIA
SHTETËRORE E KADASTRËS
THIRRJE PËR PUNONJËS
ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të
ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11,
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën thirrje për pozicionet vakante nëpër
drejtoritë si më poshtë vijon:
DVASHK Durrës-Kavajë-Krujë
DVASHK Fier
DVASHK Elbasan
DVASHK Gjirokaster
DVASHK Lezhë
DVASHK Sarandë
DVASHK Shkodër
DVASHK Tiranë Jug
DVASHK Kamëz-Vorë
DVASHK Tiranë Rurale 1
Qendra e Kadastrës Digjitale
Specialist,
në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë;
Gjeoinformatikë. Juridik
Kategoria IV-3. Niveli minimal i diplomës
“Bachelor”.
Lloji i Kontratës: Kontratë punë
me afat të caktuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
–
Kandidatët duhet të zotërojnë
diplomë të arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin
e kërkuar.
–
Të mos kenë masë disiplinore në
fuqi.
–
Preferohet të kenë trajnime apo
kualifikime në fushën përkatëse.
– Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë.
❖ Dokumentacioni, mënyra dhe
afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të
dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:
a) Kërkesë/letër interesi, për drejtorinë për të cilën është i interesuar kandidati.
b) Jetëshkrim (CV)
c)
Fotokopje të diplomës Bachelor
ose/dhe Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë
Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;
d)
Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën
në punë
Aplikimi
dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, [email protected]
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe
dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet
dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e
vijimit të fazës së konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 04.07.2025.
❖ Shpallja e rezultateve për
fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Me datë 17.07.2025,
sektori i burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht,
(nëpërmjet adresës së e-mail).
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që
plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të
mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim,
në lidhje me: a – arsimimin, përvojën, trajnimet dhe njohuritë e lidhura me
fushën, deri në 40 pikë; b – intervistën
e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë
Gjatë intervistës
do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me
pozicionet për të cilat aplikojnë;
Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe
pritshmëritë e tyre për karrierën).
Komisioni shqyrton
dhe vlerëson aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh
kandidatët më të përshtatshëm.
❖ Shpallja e rezultateve
Të gjithë
kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet
(nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).
Kandidati që merr
më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.
DREJTORI I PERGJITHSHEM
LORENA GOXHOBELLI
