SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Tiranë, më 28.12.2021

 

 

PËR 

SHPALLJEN E KONKURIMIT TË HAPUR 

PËR 

VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante në Drejtorinë Vendore të ASHK-së, Elbasan, si më poshtë:

 

Drejtor (1), Kategoria: III-a. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor", në profilet: Inxhinieri, gjeodezi; drejtësisë, ekonomisë ose administrimit publik.

Zëvëndës Drejtor (1), Kategoria: III-a-1. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor", në profilet: Inxhinieri, gjeodezi; drejtësi, ekonomi ose administrim publik.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  1. Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, niveli minimal "Master Shkencor", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion  në organet e administratës shtetërore.
  2. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
  3. Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi dhe të mos kenë, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
  4. Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  6. Të ketë aftësi të punës në grup;
  7. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  8. Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
  9. Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë: 
  2. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati. 
  3. Jetëshkrim (CV)
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit; 
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
  6. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
  7. Çertifikatë familjare 
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore, 
  9. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),  
  10. Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor).
  11. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore 
  12. Formularin e dekriminalizimit
  13. Vërtetim që nuk ka, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
  14. Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
  15. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  16. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

 

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 10.01.2022. 

 

Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Në datën 14.01.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

 

You May Also Like