SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Tiranë 06/04/2022

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR

PËR

VENDE VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante në Drejtorinë e ASHK, Pogradec, si më poshtë:

Specialist (3), në profilin: Jurist  Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (1), në profilet Ekonomist, Jurist, Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (1), në profilin: Ekonomist (Preferohet profili financë), Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (1) (Arkiv - Protokoll), në profilet: Arsim i lartë (preferohet profilet arkivistikë, juridik), Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

  • Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Kandidatët për pozicionin “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal "Bachelor", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
  • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

  1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i  interesuar kandidati.
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Çertifikatë familjare
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
  8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),  
  9. Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
  10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
  11. Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm
  12. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t [email protected]

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 20.04.2022.

  • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Në datën 27.04.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve (nëpërmjet adresës së e-mail).

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim :

  • Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe ligjit 20/20;  Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.  i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar;  Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.

  • Kandidatët për pozicionet ne profilin ekonomi, përveç legjislacionit të përmendur më sipër  në paragrafin I) do të testohen me shkrim edhe rreth njohurive mbi:  

Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar; Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar; Ligjin nr. 162 /2020 “Për prokurimin publik” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.

  • Kandidatët për pozicionin Specialist (Arkiv-Protokoll) përveç legjislacionit të përmendur më sipër  në paragrafin I) do të testohen me shkrim edhe rreth njohurive mbi:  

Ligjin nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë” VKM Nr. 4, datë 19.6.2017 “Për miratimin e “rregullores së njësuar të punës me dokumentet në Autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr.9887 datë 10.03.2008 “për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar; Ligji nr. 8457 "Për informacionin e klasifikuar "Sekret Shtetëror", i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.

                                        

Kliko për të parë dokumentin

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: