Date 04.05.2022
KRYEMINISTRIA
AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS
SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR
PËR
VENDE VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante në Drejtorinë e ASHK, Sarandë, si më poshtë:
Përgjegjës Sektori (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Juridik, kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor".
Specialist (4), në profilin: Jurist Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".
Specialist (3), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë; Jurist Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".
Specialist (1) (Arkiv - Protokoll), në profilet: Arsim i lartë (preferohet profilet arkivistikë, juridik), Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".
Specialist (1), në profilin: Ekonomi/Juridik, Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".
- Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
- Për pozicionin “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal "Bachelor", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
- Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
- Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
- Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë familjare
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),
- Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
- Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm
- Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 20.05.2022.
- Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Në datën 27.05.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim :
- Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:
Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe ligjit 20/20; Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar. i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar; Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.
- Kandidatët për pozicionet ne profilin ekonomi, përveç legjislacionit të përmendur më sipër në paragrafin I) do të testohen me shkrim edhe rreth njohurive mbi:
Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar; Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar; Ligjin nr. 162 /2020 “Për prokurimin publik” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.
- Kandidatët për pozicionin Specialist (Arkiv-Protokoll) përveç legjislacionit të përmendur më sipër në paragrafin I) do të testohen me shkrim edhe rreth njohurive mbi:
Ligjin nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë” VKM Nr. 4, datë 19.6.2017 “Për miratimin e “rregullores së njësuar të punës me dokumentet në Autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr.9887 datë 10.03.2008 “për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar; Ligji nr. 8457 "Për informacionin e klasifikuar "Sekret Shtetëror", i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.