𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐎𝐋𝐋𝐈 𝐈 𝐒𝐈𝐓𝐔𝐀𝐓𝐄𝐒 𝐒𝐄 𝐓𝐑𝐀𝐒𝐇𝐄𝐆𝐔𝐀𝐑, 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐀𝐓 𝐍𝐄 𝐓𝐈𝐑𝐀𝐍𝐄

Kadastra Shqiptare po vijon punën që, në kuadër të krijimit të institucionit të ri, të kryejë edhe një sistemim dhe kontroll të situatës së trashëguar 30-vjecare të dokumentacionit pronësor.
𝗔𝗠𝗧𝗣-𝘁𝗲 𝗧𝗜𝗥𝗔𝗡𝗘
Në kuadër të zbatimit të detyrimit për regjistrimin e AMTP-ve (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të lëshuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”, ASHK ju drejtua prefektëve, Këshillave të Qarkut dhe Njësive Vendore për grumbullimin e dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore.
U desh një kohë e gjatë, mbi një vit, që, në rang Republike njësitë vendore t’i përgjigjeshin këtij detyrimi.
Këto vonesa për qytetarët përktheheshin në vonesa në shërbime, të cilat për fat të keq përplaseshin mbi zyrat e Kadastrës si zyra fundore të këtij procesi.
Pa dashur të bëj analizën në rang Republike, po përqëndrohem tek Tirana. Aktualisht, kemi 𝗻𝗷𝗲 𝗸𝗼𝗿𝗽𝘂𝘀 𝘁𝗲 𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲 𝘀𝗮𝗸𝘁𝗲 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲 𝗔𝗠𝗧𝗣-𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝗹𝗲𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗱𝗲𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗲, duke filluar nga viti 1991.
Ky saktësim i shërben në radhë të parë shmangjes së abuzimeve të bëra ndër dekada me lëshimin e AMTP-ve, duke u prodhuar AMTP fallco, duke u dhënë AMTP të mbivendosura, etj.
Në këto rrethana pasi konkluduam në një listim përfundimtar të AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite, nga ana e ASHK u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve originalë (“Formulari 6” quhet në gjuhën teknike).
𝗞𝘆 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀 𝘂 𝗸𝗿𝘆𝗲 𝗽ë𝗿 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗳𝘀𝗵𝗮𝘁𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗤𝗮𝗿𝗸𝘂𝘁 𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻ë, 𝗻𝗲 𝘁𝗼𝘁𝗮𝗹 𝟭𝟭𝟵 𝗳𝘀𝗵𝗮𝘁𝗿𝗮 𝗼𝘀𝗲 𝟭𝟲𝟬 𝘇𝗼𝗻𝗮 𝗸𝗮𝗱𝗮𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲.
𝙌𝙖𝙧𝙠𝙪 𝙏𝙞𝙧𝙖𝙣𝙚
32.000 Familje Bujqesore
37.000 AMTP
116.000 Pasuri
𝘽.𝙏𝙞𝙧𝙖𝙣𝙚, 𝘽.𝙑𝙤𝙧𝙚, 𝘽.𝙆𝙖𝙢𝙚𝙯
20.000 Familje Bujqesore
23.000 AMTP
55.000 Pasuri
𝘽.𝙍𝙧𝙤𝙜𝙤𝙯𝙝𝙞𝙣𝙚, 𝘽.𝙆𝙖𝙫𝙖𝙟𝙚
12.000 Familje Bujqesore
14.000 AMTP
61.000 Pasuri
Deri më sot, rezultojnë të rregjistruara dhe të certifikuara vetëm rreth gjysma e këtyre pasurive.
Tashmë regjistrimi i tokës në Tiranë do të vijojë mbi bazën e këtij dokumentacioni të siguruar dhe shpërndarë tek secila prej drejtorive të ASHK Tiranë.
𝗘𝗹𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶 𝗺𝗲 𝗶 𝗿𝗲𝗻𝗱𝗲𝘀𝗶𝘀𝗵𝗲𝗺 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗶𝘃 𝗶 𝗸𝗲𝘀𝗮𝗷 𝗽𝘂𝗻𝗲, 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗮, 𝗾𝗼𝗳𝘁𝗲 𝗲 𝘇𝘆𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗼𝗻𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗾𝗼𝗳𝘁𝗲 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲, 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗺𝗲𝘁𝗲𝗷𝘀𝗵𝗲𝗺 𝘁𝗲 𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁. Frika më e madhe me ndarjen e tokës, veçanërisht në zona ku zhvillimi ka zhdukur kufijtë fizikë, ka qenë “obobo, do më ndërrojë letrat në ZRPP”, apo “obobo, do më nxjerrin AMTP fallco sipër tokës time”, etj.
Nga ky 𝗺𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗸𝘆 𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸 𝗻𝘂𝗸 𝗲𝗴𝘇𝗶𝘀𝘁𝗼𝗻 𝗺𝗲, 𝗽𝗮𝘀𝗶 𝗮𝘀𝗸𝘂𝘀𝗵 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗱𝗵𝗼𝗷𝗲 𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗮 𝗲 𝗞𝗮𝘃𝗮𝗷𝗲𝘀 𝗔𝗠𝗧𝗣 me shpresën që do gjejë mënyrën t’i përfshijë nëpër regjistrat e shtetit.
𝗧𝗜𝗥𝗔𝗡𝗔, 𝗦𝗜𝗧𝗨𝗔𝗧𝗔 𝗠𝗘 𝗥𝗘𝗚𝗝𝗜𝗦𝗧𝗥𝗔𝗧.
Përpara rreth dy muajsh paraqitëm një raport të detajuar për situatën e trashëguar me regjistrat e pronave në Durrës. Ai raport vuri nën kontroll dhe disiplinoi situatën e trashëguar çerek-shekullore me regjistrat e pronës në Durrës.
Tani, dy muaj më pas, po paraqesim të njëjtin raport për Qarkun e Tiranës.
Për fat të mirë, situata me regjistrat pronësorë në Tiranë, nuk është në situatën katastrofike që gjetëm në Durrës.
Fillimisht po bëj një përmbledhje të gjetjeve të kontrollit:
Nga 2342 regjistra, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime.
Të tjerët, (rreth 2100 regjistra) 𝗿𝗲𝘇𝘂𝗹𝘁𝗼𝗷𝗻𝗲 𝘁𝗲 𝗱𝗲𝗺𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝗴𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲, 𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲 𝗳𝗹𝗲𝘁𝗲𝘀𝗵, 𝗻𝗱𝗲𝗿𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗳𝗮𝗾𝗲𝘀𝗵, 𝗲𝘁𝗷. Kështu:
– 𝟱𝟭𝟱 𝗳𝗮𝗾𝗲 𝗺𝘂𝗻𝗴𝗼𝗷𝗻𝗲 𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);
– 𝗝𝗮𝗻𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗾𝗶𝗻𝗱𝗿𝗮 𝗳𝗮𝗾𝗲 𝘁𝗲 𝗱𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿𝗮 𝘁𝗲 𝘇𝗲𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲𝘀𝘂𝗮𝗿𝗮 (pra është hequr faqja e vërtetë dhe është zëvendësuar me një tjetër;
– 𝟵𝟭𝟰 𝗳𝗮𝗾𝗲 𝘁𝗲 𝗱𝘂𝗯𝗹𝘂𝗮𝗿𝗮 (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri);
– 𝟭𝟴𝟬 𝗳𝗮𝗾𝗲 𝘁𝗲 𝗴𝗿𝗶𝘀𝘂𝗿𝗮 (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);
– 𝟭𝟯.𝟬𝟬𝟬 𝗳𝗮𝗾𝗲 𝗯𝗼𝘀𝗵 (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim për t’u përdorur me data te mëparshme, apo se “përtonin” të regjistronin pronat shtet).
Sa më sipër, janë dëmtimet që u evidentuan nga kqyrja fletë për fletë e të 2342 regjistrave, pasi mund të ketë edhe ndërrime fletësh që janë bërë “me art” dhe nuk kuptohet që janë zëvendësuar. Kjo sepse një pjesë e regjistrave janë të shqepur dhe mund të hiqje e të shtoje pa kontroll.
Siç e shihni, sëmundjet janë pak a shumë po ato të Durrësit, por 𝗻𝗲 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻𝗲𝘀, 𝗺𝗲 𝗽𝗲𝘀𝗵𝗲 𝗮𝗳𝗲𝗿𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝟰 𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝘂𝗹𝘁𝗮 𝗻𝗲 𝘀𝗵𝗶𝗳𝗿𝗮.
𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝗱𝗲𝗺𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë në zonat në zhvillim të Kryeqytetit, si: Farka, Kashari, Yzberishi, Mëzezi, Baldushku, Sharra. Ndroqi, Pezë-Helmesi, Peza, etj.
Ndërsa për zonën e Kamëz-Vorë, do veçoja zonat e Kamzës, Vorës, Paskuqanit, Valiasit, Bathores, Laknasit, Babrrusë, Domjes, etj.
Po e kujt është përgjegjësia e gjithë kësaj situate?
Mjafton të them se asnjëherë nuk ka patur rregullore dhe përgjegjësi të qartë se kush i administronte regjistrat. Kjo bën që kushdo mund të merrte prej tyre, mund të hiqte e të shtonte. Edhe kur kalohej arkivi nga një punonjës tek tjetri, kjo bëhej pa inventar dhe pa asnjë kontroll.
Vlera e parë e këtij inventari, është që të paktën vendos një ditë “0”, pra që 𝗽𝗮𝘀 𝗸𝗲𝘀𝗮𝗷 𝗱𝗶𝘁𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗺𝗲 𝗿𝗿ë𝗺𝘂𝗷ë 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗼𝗹𝗹𝘂𝗮𝗿𝗮. Tashmë arkivi i pronave është me sistem kamerash dhe sistem alarmi. Ka persona përgjegjës për çdo hyrje – dalje dokumentacioni.
Ashtu siç u veprua edhe për Durrësin, edhe raporti i Tiranës do të përcillet zyrtarisht edhe në KM dhe në MD, të paktën për dy arsye:
– Kushdo prej strukturave kontrolluese, të mund të vijojë hetimet mbi bazën e këtij Raporti.
– Për t’iu shmangur presionit të lloj-lloj banditëve që sapo të marrin vesh për këtë raport, do fillojnë presionet për të plotësuar gropat e identifikuara.
Nga ana jonë, do të bëjmë 𝗯𝗹𝗹𝗼𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿𝗶𝘃𝗲 𝗾𝗲 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝘀𝗶 𝗺𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲.
Më tej, zgjidhja përfundimtare e kësaj situate, do të vijë përmes procesit të nisur sivjet me mbështetjen ne Qeverisë: 𝗣𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗶 𝗦𝗸𝗮𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗶𝘅𝗵𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗮𝗿𝗸𝗶𝘃𝗶𝘁.
Ne do të vijojmë në këtë rrugë edhe me qytetet e tjera, pasi shembulli i Durrësit dhe Tiranës tregoi se 𝙥𝙚𝙧𝙢𝙚𝙨 𝙠𝙚𝙩𝙞𝙟 𝙥𝙧𝙤𝙘𝙚𝙨𝙞 𝙚𝙨𝙝𝙩𝙚 𝙧𝙧𝙞𝙩𝙪𝙧 𝙣𝙚 𝙢𝙚𝙣𝙮𝙧𝙚 𝙚𝙠𝙨𝙥𝙤𝙣𝙚𝙣𝙘𝙞𝙖𝙡𝙚 𝙨𝙞𝙜𝙪𝙧𝙞𝙖 𝙚 𝙦𝙮𝙩𝙚𝙩𝙖𝙧𝙚𝙫𝙚 𝙥𝙚𝙧 𝙥𝙧𝙤𝙣𝙖𝙩 𝙚 𝙩𝙮𝙧𝙚 dhe është rritur gjithashtu edhe numri i shërbimeve që përballojnë këto zyra.
 
 
𝐋𝐚𝐣𝐦 𝐢 𝐃𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟏𝟖 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: