𝐏𝐄𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐍 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐄𝐒𝐓𝐀𝐑 𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄 𝐆𝐉𝐈𝐑𝐎𝐊𝐀𝐒𝐓𝐄𝐑

𝐋𝐚𝐦𝐞: 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞𝐬𝐣𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐦𝐚𝐤𝐭𝐡 𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐨𝐦𝐨𝐝𝐨𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞.
Gjirokastra ka qenë stacioni i rradhës i Kadastrës Shqiptare në procesin e regjistrimit për herë të parë të pronave. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan lame ishte në Gjirokastër për të lëshuar vertifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, Lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit.
Girokastra bën pjesë në ato qytete në të cilat nuk kishte përfunduar asnjëherë regjistrimi fillestar i pronave që prej viteve të Pavarësisë. Për më tepër, ky proces nuk ishte kryer fare as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara gjatë dhjetëvjecarëne të periudhës Socialiste.
Një projekt për këtë qëllim, i nisur me Bankën Botërore shumë vite më parë, ishte lënë në mes për t’u vijuar vetëm vitet e fundit.
Qytete si Gjirokastra, vështirësive të zakonshme të procesit të regjistrimit, i shtojnë edhe vështirësi të tjera që janë unike. Kjo ndodh sepse kemi të bëjmë me qytete mesjetare, ku ndërtimet janë të ngartërruara e të pleksura me njëri-tjetrit, si edhe faktin tjetër që në qytete të tilla çështjet e trashëgimisë e të ndarjes së pasurive, midis anëtarëve të së njëtës familje janë një problem më vete.
Lame tha se: “Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domodoshëm për shpëtimin e tyre”. Kjo, sepse pa kryer këtë proces është gati e pamundur që ato të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e rimëkëmbjes, të restaurimit, të kredimarjes, të rijetëzimit e kështu me rradhë.
Të njëtat problematika komplekse janë ndeshur vitet e fundit në regjistrimin fillestar në Lagjen Kala në Elbasan, në Himarë, në Berat, etj.
Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, Zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e cojnë në mbui 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të qytetit. 

𝐏𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟎𝟗 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: